TIRANË – Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli ka reaguar më në fund, pas tre ditësh, për simpatizantët e saj, në Fb. Ajo ka shkruar sot në orën 11:20:
“Falenderim dhe mirënjohje për çdo militant, anëtar, simpantizant e votues të Partisë Demokratike! Faleminderim dhe mirënjohje për mundin, përkushtimin dhe përgjegjshmërinë absolute me të cilën mbrojtët alternativën dhe votën tonë. Me mirënjohje të pafund, Jozefina.”
Ndërsa, pasdite, rreth orës 17:00, kur ka parë reagimin e parë të Kryeministrit në Fb, ajo ka shtuar në profilin e saj edhe fotografinë e liderit me buzë në gaz.

Kryetarja e Kuvendit nuk është shfaqur më në media që nga data 23 qershor, dita e votimit dhe kjo është dalja e saj e para publike, por vetëm me shkrim. Shkodra ka pasur një rezultat zhgënjyes për PD-në, më i madhi në 22 vitet e fundit.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com