SHKODËR - Nënkryetarja e Partisë Demokratike nga qyteti i Shkodrës ku u prezantuan kandidatët për deputet në këtë qark, u shpreh se ishte PD ajo që rilindi qytetin e Shkodrës pas vitit 2005. Gjatë fjalës së saj nuk munguan as akuzat ndaj liderit të së majtës. “Rilindëm Shkodrën. Rama që tani po i bie dajreve, do t`i bie fyellit pas 23 qershorit”, u shpreh kryeparlamentarja nga Shkodra.

Ndër të tjera, ajo përmendi të gjitha investimet që qeveria ka bërë për Shkodrën gjatë mandatit të saj, dhke përmendur investimet në rrugë, shkolla apo dhe punësimin për këtë qark, ç`ka ka bërë sipas Topallit që “Shkodra të lulëzojë me qeverisjen e kryeministrit Berisha”.

Ndërkohë që duke iu referuar axhendës së saj si kryeparlamentare, dje Topalli nuk mori pjesë në Konferencën e kryetarëve të Parlamenteve të vendeve të Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore (SEECP), që është mbajtur në Ohër.

Nga ana e Parlamentit të Maqedonisë u informua se kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë do të mungojë për shkak të angazhimeve në fushatën e zgjedhjeve parlamentare.Në këtë konferencë do të shqyrtohet dhe analizohet bashkëpunimi ndërparlamentar në rajon.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 28.05.2013
 
Rdaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)