Mesazheve ngushëlluese për famljen Mula, pas ndarjes nga jeta të sopranos së mirënjohur shqiptare Nina Mula i është bashkuar edhe Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli. Përmes një deklarate të postuar në faqen zyrtare të Kuvendit ajo shpreh hidhërimin e saj për këtë ngjarje.
“Sot, e gjithë Shqipëria humbi muzën e "Valsit të lumturisë", artisten e madhe me të cilën është krenuar dhe do të krenohet gjithnjë. Arti shqiptar humbi sopranon me një zë të rrallë. “- thuhet në deklaratë. Topalli theksoi dashurinë e sopranos për vendin tonë ndonëse ishte me gjak të huaj.
“Zëri i saj heshti sot, por ky zë mbetet i pavdekshëm sepse Nina do të mbahet mend përjetë me admirim, si artistja me gjak rus, që e deshi aq shumë Shqipërinë e shqiptarët, dashuri të cilën e përcolli me aq emocion, pëmes vokalit të saj të mrekullueshëm.
Nina u nda sot nga ne, por la pas një pasuri të madhe muzikore, unike siç ishte ajo vetë.”- u shpreh Kryejtaja e Parlamentit.
Sopranoja Nina Mula u nda nga jeta mëngjesin e sotëm në moshën 80-vjeçare si pasojë e një sëmundje të rëndë.
/Shqiptarja.com