Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë Jozefina Topalli ka shtruar Iftarin e fundit si Kryetare Kuvendi për besimtaërt myslimanë.  

Siç e dimë në muajin e shenjtë të Ramazanit besimtarët myslimanë agjërojnë për 30 ditë dhe Zonja Topalli ashtu si edhe herë të tjera ka shtruar Iftar për besimtarët myslimanë.

jozefina topalli

Pavarësisht se  Zonja Topalli i përket fesë katolike ajo gjatë viteve në kryë të këtij institucioni respekton këto tradita.

jozefina topalli

Në këtë darkë ishin të pranishëm Kryetari i Komitetit Mysliman Selim Muça, Kryetari i Kryegjyshatës Botërore të Bektashinjve Baba Edmondi, myftitë e të gjitha qarqeve, krerë të komuniteteve  të tjerë fetarë në Shqipëri dhe personalitete të fushave të ndryshme.

jozefina topalli

Me fitoren e koalicionit të majtë në zgjedhjet e 23 qershorit, postin e saj do ta marrë kryetari i LSI-se, Ilir Meta.

(b.t/shqiptarja.com)