TIRANE - Kuvendi i Shqipërisë deklaroi sot se ka organizuar një darkë për të gjithë deputetët me rastin e festave të fundvitit, ceremoni e kthyer në një traditë prej disa vitesh.
Lajmi u bë i ditur sot gjatë zhvillimit të seancës plenare në Parlament, por nuk gjeti përkrahjen e opozitës e cila tha se do ta bojkotojë darkën. Vendimi i opozitës vjen i argumentuar me faktin se shpenzimet për këtë darkë të shkojnë për personat në nevojë.
Kryeparlamentarja Topalli duke iu kundërpërgjigjur këtij vendimi, tha se opozita zgjedh gjithnjë të bojkotojë, pasi sipas saj darka në prag të festave të fundvitit është një traditë.
“Ftesën e kam bërë me zemër. Unë mund t’iu marr një shume nga rroga juaj për njerëzit në nevojë. Më thoni. Bujarët e mëdhenj”- tha kryeparlamentarja.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com