Topalli sulmon deputetët e PS:
Flasin me  gjuhën e etërve

Topalli sulmon deputetët e PS:<br />Flasin me  gjuhën e etërve
Ish kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, ka reaguar pas Asamblesë së Partisë Socialiste. Ajo ka sulmuar disa nga deputetët socialistë, për deklaratat e tyre gjatë mbledhjes me dyer të mbyllura. Sipas saj, Taulant Balla dhe Ditmir Bushati, të cilët u shprehën se duan Partinë, përpara Shqipërisë, flasin me gjuhën e etërve të tyre.
 
Postimi i plotë në Facebook
 
"Të rrojë Partia!
Parti Enver jemi gati kurdoherë!"
O tempora! O mores!
Për deputetët e PS, Partia qenka më e rëndësishme se Shqipëria!
Këto mendojnë si etërit e tyre. Këto jetojnë në 45! Këto janë çmend të gjithë! Për kështu më mirë të emërojnë kryetarë Partie atë shoqen nga Berati!
Por edhe nuk kanë faj!
Partia e solli prej kasolles së Librazhdit në bulevard! Ka të drejtë ta dojë më shumë Partinë se Shqipërinë.
Kurse Ditziu tamam si Sula. Partia është Shqipnia!
Ndërkohë që:
Dje, Instituti i Statistikave njoftoi se jemi në Deflacion.
"Në muajin Shkurt 2016, ndryshimi vjetor i indeksit të konsumit është 0,2%. Një vit më parë ky ndryshim ishte 2,3%".
Çfarë është deflacioni dhe pse është i rrezikshëm?
Sepse me deflacionin ekonomia rrezikon të hyjë në një rreth vicioz, që sjell më shumë varfri, më shumë papunësi dhe më pak konsum.
E thanë më thjesht: Ekonomia është në rianimacion. Pulsi i ka rënë.
Është ajo që kemi paralajmëruar dhe që të fut në recesion, pra në krizë thellësisht të rëndë!
Vendi është në udhëkryq. Ekonomia është rrëzuar për tokë.
Varfëria është shumëfishuar dhe papunësia është rritur si asnjëherë në këto 20 vitet e fundit.
Deflacioni është zyrtar. Deflacioni është lajmi i fundit i keq për ekonominë shqiptare!
Ky vend po shkon drejt humnerës. Kjo duhet ndalur. Dhe këtë e kanë në dorë shqiptarët!"

Redaksia online
Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'