Ish kryeparlamentarja në intervistën e saj për Report Tv hedh idenë që dhe ilir Meta duhet të marrë pjesë në takimin Rama-Basha për reformën në drejtësi dhe atë zgjedhore.
Sipas saj sa më i gjerë konsensusi , aq më e konsoliduar është zgjidhja e krizës.
“Tek ndryshimet që janë bërë në vitin 2008, këto ndryshime janë bërë nga dy forcat kryesore politike. Kjo pasi consensus politik 1005 nuk gjen kurrë. Por dy forcat kryesore, dy shtyllat kryesore të skenës politike kanë qenë të përfshira. Dhe ndryshimet kanë sjellë pozitivitetin në kuptimin e shmangies së krizave që krijoheshin për shkak të zgjedhjes së presidentit. Unë nuk e di nëse ajo që sot është draft con në shmangien krizave apo në rrezikun e përfshirjes në kriza të tjera. Kjo është një pyetje që çdo politikan duhet t’ia bëjë vetes për të sjellë zgjidhjen më të mrië të mundshme’ tha Topalli.
Gazetarja: Do ishte më mirë për skenën politike përfshirja e z.Meta, si një politikane e vjetër?
“Sa më i gjërë konsensusi aq më mirë është, nuk ka diskutim.” u shprej ajo.
Pavarsisht linjës zyrtare të PD-së, Topalli vazhdon të mbështesë fort idenë e protestave pa ndërprerje në çdo qytetet të vendit.
Zhvillimet e ditëve të fundit konfirmojnë sipas saj nevojë e masave të tilla drastike.
“Po të varej nga unë nuk do të ndalja protestat as në Tiranë e as në një qytet tjetër. Një gjë e tillë, kur ti nuk i jep shpresë brezit të ardhshëm është një delegjitimim total për ato që qeverisin. Por kjo do të delegjitimonte komplet klasën politike nëse opozita nuk do të reagonte fuqishëm për të ndryshuar këto situata. Në këtë aspect unë kam pasur gjithmonë diferenca me politikën zyrtare të Partisë Demnokratike’ tha ajo.
Para zgjedhjeve të parakoshme lokale siç kërkon Astrit Patozi, për Topallin duhet të zhvillohen ato të parakoshme parlamentare.
Po ashtu nën vizionin e saj ligji i dekriminalizimit është i pamjaftueshëm dhe duhet plotësuar me të tjera nisma ligjore për të frenuar të inkriminuarit në politikë.

/Shqiptarja.com

VIDEO