Topalli thumbon Bashën: S’bëmë
dot një protestë si “Vetëvendosja”

Topalli thumbon Bashën: S’bëmë<br />dot një protestë si “Vetëvendosja”
TIRANË - Ndonëse mbledhja e djeshme e grupit parlamentar të Partisë Demokratike kaloi e qetë dhe pa tensione, ndryshe nga një javë më parë, sërish thumbimet në drejtim të shefit të opozitës, Lulzim Basha, nuk kanë munguar. Ka qenë ish numri dy i PD, deputetja Jozefina Topalli e cila ka zgjedhur të jetë protagoniste dje, jo duke replikuar, por përmes një batute me gazetarët ka kritikuar indirekt mungesën e protestave të opozitës, ndërsa ka sjellë si shembull për t’u ndjekur aksionet e “Vetëvendosjes” në Kosovë.
 
Topalli
Teksa ka hyrë në sallën e mbledhjeve të grupit parlamentar demokrat, Topalli ka gjetur rastin të pyesë një gazetare pranë saj, nëse kishte nisur apo jo protesta e opozitës së bashkuar në Kosovë. Mbledhja e deputetëve demokratë korrespondonte në të njëjtin orar me manifestimin e opozitës së Kosovës, pavarësisht se protesta atje nisi disa minuta me vonesë.

Por, shqetësimi real i ish kryetares së Kuvendit ka qenë aksioni i munguar opozitar në Shqipëri dhe jo pa qëllim ka hequr një paralele me guximit të opozitës së Kosovës dhe pasivitetit të asaj në Shqipëri. “A nisi gjë protesta e “Vetëvendosjes”? Kanë thënë që do të jetë më madhështorja këtë herë. Sikur të kishim bërë një protestë të vetme si të tyret këtu...”, mësohet të ketë thënë Topalli në fillim të mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Demokratike. 
 
Basha
Kryetari i PD, Lulzim Basha, u ndal gjatë dje në mbledhjen e grupit parlamentar, te ndryshimet në qeveri. Sipas tij, shkarkimi i ministrit Shkëlqim Cani erdhi thjesht se s’u bind të frmoste koncensionin për TVSH. Basha tha gjithashtu se emërimi i Arben Ahmetaj në krye të Ministrisë së Financave është një luftë e re që qeveria po i shpall opozitës dhe gjithë shqiptarëve. “Kështu e lexojnë njerëzit, kështu e lexojnë miqtë dhe partnerët karshillëkun e tij të hapur. Ne do ti përgjigjemi do të përballemi në Kuvend me këtë emërim korruptiv. Do të vazhdojmë betejën ligjore kundër zhvatjes së qytetarëve”, tha ai.
 
Berisha
Ndërkaq, burime pranë PD thanë për “Shqiptarja.com” se ish kryetari i PD, Sali Berisha ka informuar deputetët se kryeministri Edi Rama kërkon zgjedhje të parakohshme. Berisha është shprehur dyshues në këtë qëndrim, duke theksuar se kreu i qeverisë kërkon t’i faturojë opozitës, bllokimin e reformës në drejtësi, kartë e cila sipas tij, do përdoret nga Rama në fushatë.


Redaksia Online
(E.Ç.çshqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

‘Ndryshime ligjore brenda 6 muajve’, Gogu prezanton raportin e PS për 'TIMS': Rishikim tërësor i akteve që mbrojnë të dhënat

‘Ndryshime ligjore brenda 6 muajve’, Gogu prezanton raportin e PS për 'TIMS': Rishikim tërësor i akteve që mbrojnë të dhënat