Topalli: Ti qofsh që vë firma për miqtë 
 e Ramës. Beqaj i përgjigjet me "Ina"

Topalli: Ti qofsh që vë firma për miqtë <br /> e Ramës. Beqaj i përgjigjet me "Ina"
TIRANE -  Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli ka përsëritur edhe në sallën e Kuvendit akuzat publike që bëri zyrtarisht PD këtë të enjte, se ndërtuesi i vilave të kryeministrit Rama, Agron Papuli, ka fituar edhe tenderin e ambulancave për shërbimin shëndetësor në vend.  Por përgjigjja ka ardhur nga vetë ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj i cili tha se ambulancat janë blerë tek i njëjti furnitor  si në vitin 2011.
 
Topalli: Kur ka ndodhur që një kryeministër të ketë 8 makina personale, dhe të porosisë 14 të tjerë për nëpunësit e tij, pa folur për makinat e qeverisë dhe të ministrave. A kemi ne luksin të flasim për makinat më luksoze? Këtu kemi një tjetër tender ku të njëjtit mik të kryeministrit për ambulancat i jepet tenderi i fundit.
 
Beqaj: Janë blerë 20 autoambulanca sepse është e domosdoshme. Janë blerë po ato ambulance nga i njëjti furnitor që u blenë në 2011. Pse sot jemi më mirë me urgjencën kombëtare edhe pse jemi të vetëdijshëm që kemi nevojë për përmirësim.

Në qendër të akuzave ndaj qeverisë, Topalli vuri edhe tenderin për shërbimin e hemodializës.  Ministri Beqaj është përgjigjur sërish duke thënë se shërbimi i hemodializës është i domosdoshëm, pasi në të gjithë Shqipërinë janë rreth 900 persona që kanë nevojë për të.

Në vazhdën e akuzës, Topalli ndau edhe një rast familjarët për të cilin i është dashur të komunikojë me ministrin Beqaj, dhe që ka marrë mbështetjen prej tij...por sipas saj në spital nuk ka gjetur as shërbimet bazë.
 
Topalli: Unë për ty nuk kam asgjë. Kur kam pasur një rast familjar në spital më je përgjigjur dhe më ke thënë për çfarë të kesh më thuaj. Problem është se në spital nuk kishte një gjilpërë tetanosi. Ti qofsh që i vë firmat mbi ato koncesione, në fund të fundit ne e dimë që është kryeministri se ai të përdor për miqtë e tij dh ti firmos, por në fund kur të hetohet do të dalë firma jote. Megjithatë mua nuk më vjen keq për ty.
 
Beqaj: Lidhur me rastin personal në detyrën time si ministër jam përpjekur që çdo njeriu ti gjendem me sa mundësi kam. I vetëdijshëm që spitalet tona kanë ende mangësi por që janë të furnizuara normalisht me barna. Nuk është e vërtetë që nuk ka gjilpëra. 

Debatet ne Kuvend Topalli-Beqaj

Topalli: Kur ka ndodhur që një kryeministër të ketë 8 makina personale, dhe të porosisë 14 të tjerë për nëpunësit e tij, pa folur për makinat e qeverisë dhe të ministrave. A kemi ne luksin të flasim për makinat më luksoze? Këtu kemi një tjetër tender ku të njëjtit mik të kryeministrit për ambulancat i jepet tenderi i fundit.
 
Beqaj: Është e habitshme se si ish kryetarja e kuvendit mori përsipër të flasë për dializën. Është një shërbim i domosdoshëm , janë rreth 900 njerëz që duhet ta bëjnë. Para dy vjetësh qeveria i kishte dhënë ofruesve të mëparshëm 3 milionë borxhe të papaguara kurrë, sot janë shlyer, kujt PD t’i besosh, kur na thoshte që tenderin do e marrë miku i Ramës, apo asaj që sapo u tha që ishte Spitali Amerikan i cili është investim serioz i një fondi amerikan. Kontraktorët privat në dializë, është praktikë e filluar nga ju dhe është një praktikë e mirë. Por me çfarë gjykimi kërkon që korçartë të vijnë ta bëjnë prapë në Tiranë. Si ke fytyrë të kërkosh që qytetarët ta bëjnë jo në Vlorë. Fituesi me një garë ndërkombëtare, me koncesion të kërkuar nga ne, u shpall fitues nga American Hospital, dhe kompania EVITA që është furnitori kryesor i prodhuesit japonez Nipro.

Folët për autoambulancat. Janë blerë 20 autoambulanca sepse është e domosdoshme. Janë blerë po ato ambulance nga i njëjti furnitor që u blenë në 2011. Pse sot jemi më mirë me urgjencën kombëtare edhe pse jemi të vetëdijshëm që kemi nevojë për përmirësim.

Koncesioni i check up, nëqoftëse ju keni mundësi, pse doni tua provoni shqiptarëve këtë gjë. Janë me mijëra që vijnë të bëjnë check up, gra edhe burra

(Ndërhyn Paloka)Përgjigjet Beqaj: Pse nuk shkon edhe ti të bësh analiza apo ke frikë t’i bësh analizat.
Check up është hapi i parë i shërbimit universal. Ju latë 40 milionë borxhe në spitale, janë shlyer dhe ofrojnë më tepër shërbime. Në Shkodër po instalohet…është lidhur kontratë për rezonancën magnetike, po investohet, në kardiologji etj

Janë financime në 110 milionë dollar që po investohen në Shëndetësi. Nuk e kuptoj si flet për sistemin shëndetësor duke pasur para sysh se sa mjek dhe infermierë duhet të shërbejnë, që jo vetëm i latë pa investime, por krijuat një boshllëk të madh në trupën mjekësore, por ne i rifutëm specializimet. Jemi të vetëdijshëm që akoma ka shumë për të bërë. Shqiptarët meritojnë më shumë se shëndeti është investim në shoqëri dhe ekonomi.
 
Topalli: Ka sy që shikojnë, sot janë të heshtur vetëm dëgjojnë por mund të vi një moment kur mund të rrokulliseni të gjithë bashkë. Ai që ka fituar koncensionin e dializës dhe problem i pastrimit të gjakut është ndër themeloret, prej 86 milionë dollarëve e ka fituar një zonjë me emrin Evita, emri shumë i bukur. Ajo është gruaja e një bashkëshorti i cili thotë kam 6 klasë shkollë, ata kanë një kafe bar në periferi të Beratit me të ardhura të të cilave familja e tyre bashkëjeton. Kështu thotë BIRN. Evita ka fituar 86 milionë euro. Pse drejtori i spitalit nuk i merrte vet këto lekë është tjetër gjë. Evita është vajza e xhaxhait të drejtorit të spitalit. Evita nuk e di nëse ka 8-vjecaren apo të mesmen,. Ka krijuar monopolin e shërbimit të dializës. Për çudi është me kryeministrin në Hong Kong, i cili hapi ekspozitën e dytë

(E pesta ekspozitë -(e korrigjon Paloka)

Topalli: Se nuk ndjek ekspozitat e tij, atij është me i dhënë një fletore me i thënë zhgarravit pak se kaq di të bësh.
 
Dy zonja 210 milionë dollar, ama progres i madh është për gratë, ju i inkurajoni dhe pastaj ato gratë ju respektojnë me përqindjet përkatëse.
 
Unë për ty nuk kam asgjë. Kur kam pasur një rast familjar në spital më je përgjigjur dhe më ke thënë për çfarë të kesh më thuaj. Problem është se në spital nuk kishte një gjilpërë tetanosi. Ti qofsh që i vë firmat mbi ato koncesione, në fund të fundit ne e dimë që është kryeministri se ai të përdor për miqtë e tij dh ti firmos, por në fund kur të hetohet do të dalë firma jote. Megjithatë mua nuk më vjen keq për ty.
 
Beqaj: American Hospital, emrin ashtu e ka të regjistruar Ina, së dyti, American Hospital ofron shërbim dialize në Shqipëri dhe e ofron mirë. Kompania EVITA është themeluar në vitin 2013, përfaqësuese e disa firmave të mëdha për barna me xhiro rreth 2.3 milionë dollar e deklaruar te tatimet. Lidhur me rastin personal në detyrën time si ministër jam përpjekur që çdo njeriu ti gjendem me sa mundësi kam. I vetëdijshëm që spitalet tona kanë ende mangësi por që janë të furnizuara normalisht me barna. Nuk është e vërtetë që nuk ka gjilpëra. Edhe ti nuk ke shpëtuar dot nga të gjithë ata që kanë filluar në mes të shtatorit dhe deri pasnesër kanë afati për të dorëzuar zarfin me të cilin do të tregtohen barnat. Ju i keni borxh shqiptarëve 70 milionë dollar çdo vit se me dokumente zyrtare keni konstatuar që barnat ishin në Shqipëri 60 %-70 % më shtrenjtë se nga vinin, ne u angazhuam për ta bërë dhe e bëmë. 

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Zjarret e furishme në Greqi, Shqipëria i shkon në ndihmë me 30 efektivë zjarrfikës dhe 5 mjete: Do qëndrojnë deri në stabilizimin e situatës

Zjarret e furishme në Greqi, Shqipëria i shkon në ndihmë me 30 efektivë zjarrfikës dhe 5 mjete: Do qëndrojnë deri në stabilizimin e situatës