TIRANE - Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, ka përshëndetur fitoren e kryetarit të ri të PD-së dhe e konsideroi këtë si një ringritje të demokratëve në një moment të vështirë të tyrin. Deklaratën e saj, Topalli, e ka bërë përmes profilit të saj zyrtar në Facebook.
"Në një moment të vështirë të Partisë Demokratike, demokratët u ngritën për t’i dalë zot partisë së tyre!" - shkruan ajo. - "Me pjesëmarrjen e tyre në çdo takim, gjatë dy javëve të fushatës për zgjedhjen e kryetarit të ri të Partisë Demokratike, me qytetarinë dhe emancipimin e tyre, demokratët dëshmuan shpirtin e idealeve, mbi të cilat u lind dhe punoi kjo parti.
Të vetëdijshëm për nevojën e ringritjes, të vendosur për t’i dalë zot asaj, në ditë të vështira, të bindur se Partia Demokratike kishte nevojë më shumë se kurrë për anëtarësinë e saj, demokratët e bënë garën një proçes emancipues, të veçantë, të civilizuar dhe demokratik.
Sot, Partia Demokratike ka një kryetar të ri dhe uroj që ai t'i çojë sa më shpejt demokratët drejt fitores! Mirënjohje të thellë anëtarëve dhe antareve të Partisë Demokratike për shpirtin e tyre të paepur, zemrën e tyre të madhe, besimin dhe vullnetin e fortë për t’u ringritur! Jozefina.
/Shqiptarja.com