Topalli:Veto për Shkupin ndikon
negativisht në integrimin drejt BE

Topalli:Veto për Shkupin ndikon<br />negativisht në integrimin drejt BE
TIRANE - Ish kryetarja e kuvendit Jozefina Topalli në fjalën e saj në Kuvend ka dënuar ashpër deklaratën e një ditë më parë të kryeministrit Rama se Shqipëria do të vendosë veton për Maqedoninë. Sipas Topallit deklarata e Ramës ishte e papranueshme dhe ajo do të ndikojë direkt në çështjen e anëtarësimit të Shqipërisë në strukturat e Bashkimit Europian pasi Shqipëria nuk e ka ende një forcë të tillë për të vendosur kushte dhe të drejtën e vetos për anëtarësimin e një shteti tjetër.

"Çfarë mendojnë qytetarët kur dëgjojnë këtë shprehje nga Balla aspak njerëzore. Dje ishte rasti i fundit i vjedhjes së një banke në Tiranë, dhe si kjo janë vjedhur dhe të tjera më parë në të gjithë vendin, ca doni ju më? Tritoli ka qenë referim i tre viteve. Ngrirja e rrogave dhe pensioneve është vuajtja juaj e përditshme, çfarë doni ju më?  Shkoni në çdo lagje a fshat që doni ju dhe është hera e parë në 25 vite që do dëgjoni dhimbjen e vuajtjen e tyre por Rama thotë: Ça doni ju më?

Të gjithë jashtë kamerave thonë se janë në mjerim e kanë ikur në emigrim. Raporti i DASH si asnjëherë në 25 vite tregon se vendi është shumë i pasigurtë.


Jemi në një situatë të nderë në një periudhë kur ngjarjet e Kumanovës na prekin të gjithëve ne Shqiptarëve. Shqiptarët ikin dhe ne jemi edhe lidera global. Rama vë veton ndaj Maqedonisë dhe vetja i duket si Obama dhe Merkeli madje më i zoti se Obama dhe Merkeli bashkë. Por nuk u thotë shqiptarëve se BE-ja i ka thënë në sy që ty nuk të hapen negociata. Sepse vendi është kapur nga krimi. Ku ndryshojmë ne nga qeveria e Gruevskit? Do ta harrojnë ndërkombëtarët çfarë është Maqedonia me atë që do ndodhë në Shqipëri. 
 
Mos bëni presion mbi votuesit, mos provoni përsëri që të blini, apo përmes kërcënimit të vendit të punës, që ju keni punësuar në qytete të ndryshme, konkretisht e kam për Shkodrën, të blini shpirtin dhe ndërgjegjien e tyre. E keni bërë njëherë, kësaj radhe nuk ju ec, aq më tepër që ata që i  keni të punësuar në administratë ju keni neveri. Unë jam e sigurt që në momentin që nëse vota do jetë e fshehtë ata do tjua kthejnë riskun
." - tha Topalli. 

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

AMF mbledh sektorin financiar për festat! Kaçi: Prioritet zbatimi me transparencë i rregullores së faktorëve të riskut!

AMF mbledh sektorin financiar për festat! Kaçi: Prioritet zbatimi me transparencë i rregullores së faktorëve të riskut!