TIRANE - Në një konferëncë për shtyp ditën e sotme Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli ka shprehur shqetësimin e saj për pengesën e bllokimit të integrimit të vendit duke përmendur faktin që dje në Kuvend nuk u votuan 3 ligjet që kërkon BE.

Topalli i ka bërë sërish apel kryesocialistit Rama që të votojë 3 ligjet si detyrë për shqiptarët dhe jo si dhuratë për 100-vjetorin.


“Dje Parlamenti Europian votoi për Shqipërinë, ata nuk janë shqiptarët por votuan për të mirën e shqiptarëve. Dje në Kuvend ishin në axhendë 3 ligjet që kërkon Europa por deputetët socialistë nuk i votuan. Refuzimi për të votuar 3 ligjet është karshillëk. Përsëris thirrjen time për zotin Rama, të votoj 3 ligjet, jo si dhuratë por si detyrë për shqiptarët”, u shpreh Topalli.


Në lidhje me deklaratat e Topallit, kryesocialisti Rama ka reaguar në rrjetin social Twitter duke i quajtur “propagandë për të budallepsur” duke theksuar se PE foli qartë dhe nënvizoi atë që PS thotë prej një viti.

“Propagandë për të budallallepsur kë të munden! Parlamenti Europian foli qartë e nënvizoi një me një çfarë thotë PS prej më shumë se një viti”, shkruan Rama në Twitter.

Rama ne twitter per topallin
(Faqja e Edi Ramës në Twitter)

(eç/shqiptarja.com)