Topalli ishte pjesëmarrëse në një takim elektoral në komunën Hajmel ku dorëzoi kartat e anëtarësimit për 270 anëtare të rinj, ndërsa theksoi se të rinjtë do të jenë ata, që do të ndëshkojnë politikën e bllokimit të kryesocialistit Rama.
“Asnjë i ri në Shqipëri, asnjë vajzë apo djalë nuk mund të pranojë një njeri që të mbajë peng rrugën e integrimit të Shqipërisë drejt integrimit europian, atë që ka bërë Edi Rama gjatë këtyre viteve. Një i ri më shkruante në Facebook “ Vendi është në rreziik, ai njeri është i papërgjeshëm, ai njeri që bllokon ligjet, ai që ndalon bojkoton, mban peng ligjet e integrimit, ai është rreziku”, - tha Topalli.
Topalli në këtë takim shoqërohej nga kandidatët për deputete të qarkut të Shkodrës, ndërsa u shpreh së investimet në bujqësi do të jenë prioritet i qeverisjes së djathtë pas zgjedhejve te 23 qershorit.
(ad.ti/shqiptarja.com)