Topi: 21 janari jo grusht shteti,
nuk ia bëja dot vetes

Topi: 21 janari jo grusht shteti,<br />nuk ia bëja dot vetes
TIRANË - Kreu i shtetit Bamir Topi deklaroi sot se nuk ka ndërmend të shfrytëzojë hapësirën që ja njeh Kushtetuta për të ju drejtuar Gjykatës për interpretim të procedurës së zgjedhjes së Presidentit dhe nevojës apo jo të kuorumit prej 84 deputetësh. “Sipas ligjit dhe kushtetutës ka të drejtë Presidenti ti drejtohet Gjykatës Kushtetuese por edhe palëve. Meqenëse debati lindi tek palët ato e kanë mundësinë. Unë nuk do ta shfrytëzoj këtë atribut për sa kohë e kanë të tjerët”, u shpreh Topi i pranishëm në emisionin “Fiks Fare”. Më tutje ai u pyet se nëse do të ishte deputet dhe do të votonte për Sali Berishën President apo për Jozefina Topallin duke thënë se “eksperienca ka treguar se vota e Presidentit nuk është e fshehtë. Pavarësisht se çfarë shpreh unë, janë të tjerët që shprehen në emrin tim. Edhe atëherë kur vota është e fshehur transparencën e bëjnë të tjerët duke e modifikuar”.

 I pyetur për ngjarjet e 21 janarit, Topi tha se “këtë ngjarje dëshiroj ta trajtoj me seriozitetin e duhur. Ishte një ngjarje e hidhur që askush nuk do të dëshironte ta përjetonte. Nga njëra anë kishim dhunim institucionesh e nga ana tjetër të vrarë e të plagosur. Kjo i takon institucioneve të drejtësisë që ta trajtojnë me profesionalizëm e të japin drejtësi. Ky është moment dramatik por delikatesën e kësaj çështjeve besoj se janë po aktorët e këtij shteti që do shprehen në momentin e duhur. Më keni parë të godas veten time me grushta? Unë besoj se ky është një moment që ka më shumë vend për ta trajtuar me seriozitet se sa me humor”.

Presidenti foli gjithashtu dhe për marrëdhëniet President- Kryeministër. Sipas tij “askund nuk parashikohet që Presidenti të ketë vartësi nga Kryeministri, por kjo gjë mund të ndodh”.
I pyetur nëse do të votonte Berishën apo Topallin për President, Topi është përgjigjur se vota për presidentin është e hapur.

(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Kongresi i PS/ Delegatët votojnë për Asamblenë e re, prezantohet platforma ‘Deputeti që Duam’! Ministrat tregojnë objektivat

Kongresi i PS/ Delegatët votojnë për Asamblenë e re, prezantohet platforma ‘Deputeti që Duam’! Ministrat tregojnë objektivat