MIRDITE - Duke folur nga Mirdita, kreu i Frymës së Re Demokratike, Bamir Topi u shpreh se zgjedhjet e 23 qershorit duhet të jenë një ndëshkim popullor për qeverinë dhe Kryeministrin Sali Berisha.
Në përgjigje të deklaratave të djeshme të Kryeministrit, kryetari i FRD-së përsëriti qëndrimin se FRD nuk do të bëjë koalicion me dy partitë e vjetra PD e PS.
“Këto deklarata qesharake dhe të papërgjegjshme të tij tregojnë se është një kryeministër i dëshpëruar dhe në panik nga mbështetja mbarëpopullore e FRD-së. “Fryma e Re Demokratike ka një vizion të qartë për miëqenien e qytetarëve,zhvillimin ekonomik dhe shtetin ligjor”, u shpreh Topi.
Ndërsa nënkryetarja e FRD-së Valbona Duri përmendi kontributin e qytetit të Mirditës në rolin dhe respektin në shoqëri që i ka dhënë gruas duke theksuar se FRD do të jetë forcë e shanseve të barabarta.
Redaksia online
(eç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com