Topi: Akt terrorist, ndëshkim autorëve
Nëpërmjet një mesazhi të bërë publik sot pasdite, Presidenti i Republikës, Bamir Topi dhe njëkohësisht Komandanti i Forcave të Armatosura të Shqipërisë shpreh ngushëllimet e sinqerta dhe pikëllimin e thellë për familjarët e paqeruajtësve shqiptarë, Kapitenit Feti Vogli dhe Nëntetarit Aleksandër Peçi, të cilët humbën jetën tragjikisht sot në Kandahar, Afganistan.
TIRANË - Nëpërmjet një mesazhi të bërë publik sot pasdite, Presidenti i Republikës, Bamir Topi dhe njëkohësisht Komandanti i Forcave të Armatosura të Shqipërisë shpreh ngushëllimet e sinqerta dhe pikëllimin e thellë për familjarët e paqeruajtësve shqiptarë, Kapitenit Feti Vogli dhe Nëntetarit Aleksandër Peçi, të cilët humbën jetën tragjikisht sot në Kandahar, Afganistan.
‘’Të nderuar familjarë të Kapiten Feti Voglit dhe Nëntetar Aleksandër Peçit,
Me keqardhje të madhe dhe pikëllim të thellë, mësova lajmin e hidhur të rënies heroikisht në krye të detyrës të Kapitenit Vogli dhe Nëntetarit Peçi, që të dy ushtarakë shqiptarë të kontigjentit ‘’Eagle 4’’ në kuadër të misionit paqeruajtës të NATO-s në Kandahar, në Afganistan. Në këto momente të rënda e tragjike, më lejoni t’ju shpreh në emër të mbarë shtetit shqiptar ngushëllimet më të ndiera për ndarjen nga jeta të njerëzve tuaj të shtrenjtë e të pazëvendësueshëm! Më lejoni që si President i Republikës si dhe Komandant i Përgjithshëm, të jem pranë jush për të ndarë këtë dhimbje të madhe dhe për t’ju shprehur konsideratën më të lartë personale e institucionale për jetën dhe sakrificën sublime të këtyre dy heronjve të Forcave tona të Armatosura!
Në zemrat dhe kujtesën tonë të përbashkët kombëtare Kapiten Vogli dhe Nëntetar Peçi do të mbeten përjetësisht të paharruar për veprën e tyre heroike, për vetëmohimin dhe heroizmin e treguar në shërbim dhe në mbrojtje të vlerave të lirisë e demokracisë në botë, në luftën pakompromis kundër terrorizmit ndërkombëtar krah për krah me partnerët tanë të Aleancës më të madhe të paqes e sigurisë në botë. Me këtë rast, duke dënuar këtë akt të rëndë terrorist e duke kërkuar me vendosmëri ndëshkimin e autorëve, dëshiroj gjithashtu të vlerësoj lart kontributin heroik të të gjithë ushtarakëve shqiptarë, të cilët shërbejnë me misione paqeruajtëse anembanë globit si dhe të inkurajoj e të përgëzoj mbarë Forcat e Armatosura shqiptare për përmbushjen e misionit të tyre të guximshëm e vetëmohues!
I përjetshëm qoftë kujtimi i tyre!’’ – theksohet në mesazhin e Presidentit Topi.
(aq/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?
-
Po
41.4%
-
Jo
47.8%
-
Nuk e di
10.7%
Vota total: 8790
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kërkoi të lirohej nga izolimi në 41 bis, GJKKO rrëzon kërkesën e të burgosurit Erion Veizaj
31 Korrik, 19:46
-
Kim Kardashian sërish bionde, lumë kritikash ndaj saj: S'do të jesh kurrë si Marilyn Monroe
31 Korrik, 19:42
-
Fier/ Ndezi zjarr për të djegur mbeturinat në tokën e tij, ndërron jetë 90 vjeçari nga asfiksia në fshatin Peshtan Bregas
31 Korrik, 19:39
-
Vijon zjarri në Tepelenë, flakët shumë pranë rrugës në fshatin Luzat! Në ndihmë vjen një helikopter Cougar, ministri Pirro Vëngu në vendngjarje
31 Korrik, 19:26
-
Shëndeti i mëlçisë, ushqimet më të mira kurative
31 Korrik, 19:08
-
Namir Lapardhaja: Imagjinoni çdo bënin sikur të ishte Saliu në pushtet
31 Korrik, 18:36
-
Greqi/ Shkatërrohet banda e drogës, kapen 23.4 kg heroinë e marijuanë dhe 60 gr kokainë! 6 të arrestuar, mes tyre 2 shqiptarë
31 Korrik, 18:10
-
Të gjithë sektorët me mungesë stafi, shkak rënia e popullsisë dhe konkurrenca ndërkombëtare për punonjës të kualifikuar! BSH: Rritja e pagave duhet bërë bazuar në produktivitet
31 Korrik, 18:02
-
SHBA-ja pezullon ndihmën financiare për Gjeorgjinë, njofton Blinken
31 Korrik, 17:48
-
Taksistët e vetëpunësuar në protestë, Bashkia e Sarandës tërhiqet nga vendimi për licencimin e taksive elektrike
31 Korrik, 17:28
-
Fermerët e Maliqit sërish në protestë: Po falimentojmë, gruri e patatja shiten nën kosto, na ‘mbyti’ importi!
31 Korrik, 17:23
-
Rruga e re Elbasan-Qafë Thanë kalon përmes fshatit Hotolisht të Librazhdit! Banorët në protestë: ARRSH-ja të ndryshojë projektin, dëmtohen shtëpitë e tokat
31 Korrik, 17:18