Topi: Bashkë hap pas hapi

Topi: Bashkë hap pas hapi
TIRANË - Presidenti i Republikës, Bamir Topi nëpërmjet një mesazhi të bërë publik, uron Presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga për ditën e Pavarësisë së Republikës së Kosovës.
”Ky është një vit i veçantë për të gjithë shqiptarët kudo që ata jetojnë, duke na bërë të ndihemi shumë krenarë jo vetëm për 100-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, por edhe për progresin e madh në ndërtimin e shtetit që Kosova dhe qytetarët e saj po arrijnë, drejt përfundimit të pavarësisë së mbikqyrur. Këto suksese janë arritur nga sakrifica të mëdha dhe shekullore të të gjithë shqiptarëve në Kosovë dhe Shqipëri, duke bërë që dy vendet tona të jenë gjithmonë e më afër në të gjitha drejtimet”, thekson kreu i shtetit shqiptar.
Presidenti Topi ka siguruar homologen kosovare se rrugën e nisur 4 vjet më parë, Shqipëria e Kosova do ta kalojmë së bashku hap pas hapi.

(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Erlind Sulo emërohet drejtori i Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore

Erlind Sulo emërohet drejtori i Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore