Topi, Berishës: Jam
mesfushor në politikë

Topi, Berishës: Jam<br />mesfushor në politikë
Qyteti liqenor i Po gradecit, vendlindja e Lasgushit të madh me sa duket është bërë dhe qyteti ku kreu i shtetit Bamir Topi ka zgjedhur në mënyrë periodike për të replikuar me ish-shefin e tij në PD, kreun e mazhorancës, Sali Berisha.

Kështu, vetëm një ditë pasi kryeministri Berisha në një emision televiziv kishte sulmuar presidentin duke e akuzuar se e ka kthyer institucionin e lartë kushtetues në një zyrë partie, madje duke kërkuar dorëheqjen e tij nga ky post, pasi i ka hequr "vizën" për të mos e kandiduar më, ka qënë Topi ai që i ka kthyer reston kreut të qeverisë.

Kreu i shtetit ka shkëmbyer replika dhe ironi në distancë me kryeministrin e vendit Berisha, ndaj deklaratave të këtij të fundit në
adresë të tij, paçka se dukej sikur ujrat ishin qetësuar mes tyre, pas votimit të dekretit të Leskajt për kreun e KLSH, disa shtrëngime duarsh dhe dekretimin e disa ligjeve të rëndësishme nga Presidenti.
Kreu i shtetit në reagimin e tij thekson se gjatë mandatit të tij në krye të Presidencës ka përmbushur gjithnjë detyrimet Kushtetuese, ndërkohë që është shprehur me ironi ndaj deklaratave të liderit të PD-së se "Ju e dini se unë kam qenë lojtar i mesit të fushës gjithmonë në futboll. Besoj edhe në politikë. Presidenti që nga momenti që ka filluar detyrën deri në përfundim do të jetë në përputhje të plotë me të gjithë detyrimet Kushtetuese. Trajneri e mëson ekipin duke i thënë hape lojën mos e ngushto. Kështu ju them edhe unë juve miqësisht, hapeni lojën".

Një qëndrim i qartë për të treguar se pas përfundimit të mandatit të tij në krye të shtetit dhe moskandidimit nga ana e kësaj mazhorance për një mandat të dytë, partia që pritet të krijohet do të zërë një vend në qendër të politikës shqiptare. E thënë në dykuptimësi, në qendër të spektrit politik për nga shkalla e pozicionit, dhe në qendër të politikës për nga pesha dhe rëndësia politike e saj. Topi në këtë rast ka përcaktuar qartë se do
të jetë një faktor i rëndësishëm dhe aspak për t'u neglizhuar në zgjedhjet e ardhshme politike të vitit 2013 dhe më tej në politikën shqiptare të pas këtyre viteve. Përplasja e re mes kreut të qeverisë Berisha dhe Presidentit të vendit Bamir Topi ka rifilluar pasi shefi i qeverisë në një intervistë të dhënë në një media, deklaroi se Bamir Topi nuk do të propozohet
nga Partia Demokratike si kandidaturë për postin e kreut të shtetit. Kryeministri Berisha vijoi edhe më tej duke nënvizuar se presidenti
Topi duhet të jepte dorëheqjen më pas të krijonte parti të re, duke e pozicionuar jo pa ironi këtë parti përkrah socialistëve të Ramës.

Madje ka theksuar se Topi ka votuar më 8 maj Edi Ramën dhe të majtën, ndaj atje i ka votat për partinë e re. Por përtej kësaj deklarate të Topit se do të luajë në qendër të politikës shqiptare, kreu aktual i shtetit nuk po resht përgatitjet për krijimin e partisë së re të deklaruar prej tij, duke e bërë të qartë por dhe duke e mbajtur nën presion Berishën se do të marrë vota në qendër dhe djathtas.

Madje dhe vetë kreu i qeverisë e ka shfaqur shqetësimin
e tij në intervistën e dhënë se ishte një presion i Topit krijimi i kësaj partie, por ai nuk do të tërhiqej. Në këtë këndvështrim tashmë me sa duket përplasja do të jetë trepolare, mes Berishës dhe Topit por dhe mes Berishës dhe Ramës, pasi deri në këto momente kreu i LSI Meta po luan butë dhe në qendër të politikës shqiptare.

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Ndikimi i vitaminës D në organizëm dhe problemet që sjell mungesa e saj

Ndikimi i vitaminës D në organizëm dhe problemet që sjell mungesa e saj