TIRANË - Kreu i Frymës së Re Demokratike, Bamir Topi akuzon kryeministrin Berisha se angazhon gardën dhe policinë në shërbim të pushtetit të tij. Gjatë një takimi elektoral me banorë të njësisë bashkiake numër 4 në Tiranë, ish-presidenti Topi deklaroi se kreu i qeverisë vuan nga paranoja.

“Pushteti i këtij kryeministri, i cili i ka rezervuar vetes një eskortë të jashtëzakonshme, duke angazhuar gardën, policinë, policinë kriminale, shërbimet sekrete, të gjithë me radhë, me qen antiminë. Dy gjëra ka: ose ky vend është në rrezik për jetën e qytetarëve, ose ai është në paranojë”.

Duke theksuar nevojën e një ndryshimi në Parlamentin shqiptar, Topi bëri thirrje për votim masiv ndaj forcës politike që ai drejton. “U bëj thirrje: Votoni masivisht FRD me nr 66, sepse parlamenti ka nevojë për një ndryshim esencial”.

Kreu i Frymës së Re Demokratike nënvizoi se në Shqipëri përsëriten të njëjtat tema, që kanë qenë para 20 vitesh. Konkretisht, -vijoi ai, -kjo është pamundësia e politikës për të krijuar institucione të forta”.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)