TIRANE - Kreu i FRD-së, Bamir Topi, takohet me banorët e njesisë nr.5 të kryeqytetit. Ai vuri në dukje se gjatë viteve në Presidencë, ka parë egërsinë e disa njerëzve. "E nëse do kisha mbajtur anën e tyre, ndoshta sot do të më kishit parë ende në atë post, por unë zgjodha të ruaj pavarësinë dhe autoritetin e institucionit. Do ishte më e drejtë që kreu i shtetit të zgjidhej me votat e qytetarëve", - tha ai.

Kreu i FRD-së pohoi se “Vjedhjet e zgjedhjeve kanë qënë të pranishme. E ku e mbështes unë këtë? E kanë shkruar institucionet ndërkombëtare.  A flitet në Kushtetutë se vota është e fshehtë dhe e patjetërsueshme? Mendoni se kur ia bënë kryetarit të shtetit, duke e manipuluar votën. Sepse ajo zgjedhje nuk ishte imja. Tre opsione janë: o po, o jo, o e bardhë!
 
Sot të gjitha institucionet e këtij shteti janë në shërbim të Kryeministrit dhe të militantëve të tij. Këtë e shikoni kudo, në sportelet ku shkoni të merrni shërbimet. Edhe shërbimet sekrete janë në dotë të rij. Edhe Forcat e Armatosura të një shteti në NATO janë në dorë të tij. Këtë nuk e kam evidentuar unë, e ka ilustrua media. Kur ato tentojnë t’i qëndrojnë dhe të ulen në oborrin e një ish-Presidenti të Republikës,  çfarë tjetër mund të ketë. Këtu në vend mund të kemi shumë probleme, por kryesori është rikthimi tek standarti i demokracisë.

Mosvotimi u intereson mjeshtërve të vjedhjes së votës. ndaj, mos e lini votën tuaj, por votoni 5 minuta për katër vjet! Bëni ndryshimin në datën 23 dhe jepini një mësim të fortë politikës së vjetër! Hapini rrugën rotacionit të elitave politike, hapini rrugën brezit të ri!
 
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)