Topi: Berisha mesazh BE e SHBA
se ka në dorë "çelësat" e stabilitetit

Topi: Berisha mesazh BE e SHBA<br />se ka në dorë
Kryetari i Fryma e Re Demokratike, Bamir Topi, ka folur për situatën politike në vend, mbylljen e dosjes për 21 janarin si dhe marrëdhëniet e FRD me koalicionin qeverisës e opozitës.

Në lidhje me me deklaratën e ish kryeministrit Berisha për armatosjen e qytetarëve, Bamir Topi e sheh si jo normale.

Madje sipas tij, mesazhi i drejtohet ndërkombëtarëve dhe Berisha kërkon të tregojë se ka në dorë "çelësat" e stabilitetit të vendit.

"Për mua nuk përbën më asnjë lloj surprize për asgjë që del nga goja e zotërisë në fjalë, absolutisht. Sigurisht kur bëhet fjalë për armë njerëzit ndihen të frikësuar, sepse kanë disa precedentë historikë të kohës së tranzicionit, ka dhe statistika. Por, unë besoj që, ky është interpretimi im që mbetet subjektiv, për sa e kam analizuar situatën dhe kualitetin e deklaratave nuk janë për shqiptarët, absolutisht, nuk janë për politikën shqiptare. Ky është një mesazh i pastër për ndërkombëtarët. Për t’u vetëservirur si individi që ka në dorë çelësat e stabilitetit në Shqipëri. Për t'i thënë atyre: "shiko çfarë jam në gjendje të bëj, çfarë mesazhi i jap unë natyrisht merr një ndjeshmëri të lartë". Unë për sa i përket kualitetit të politikës, të asaj që e thith deklaratën në fjalë, mendoj që nuk është një politikë shumë profesionale, sepse në të tilla raste përderisa ka një kuadër ligjor kushtetues, menjëherë politika duhet të dijë ta orientojë në kanalin ligjor. Ose në rast se do futet në rrafshin politik pastaj duhet të ketë një debat profesional politik. Kështu që më duket një deklaratë e cila fokusin e ka te ndërkombëtarët dhe kërkon ta orientojë debatin e brendshëm pikërisht në një aspekt që nuk i intereson askujt", thotë Topi për Tema Tv.

Ai thekson se deklarata është e rëndë, por jo e pamenduar. Kreu i FRD shton se qëndrimi është i mirëmenduar, pasi Berisha e ka ripërsëritur atë duke i qëndruar deklaratës së mëparshme.

"Berisha është një politikan i një stazhi të gjatë, sigurisht është një intelektual. Kur do ta thotë, diçka e thotë dhe mos mendoni se atë që thotë e thotë në mënyrë të pamenduar. Të bësh real politikën do të thotë të jesh i sinqertë me atë që ti shikon, me atë që ndjen. Duhet të analizosh deklaratat qoftë të aleatit, qoftë të kundërshtarit. Në rastin konkret, është një deklaratë e rëndë, por nuk mund të thuash që është një deklaratë e pamenduar. Madje ai vet e ka rikonfirmuar, se është një deklaratë e tij e menduar mirë, sepse kur jep disa deklarata dhe në distancë kohore nga deklarata e parë, që në shumë raste mund të jetë edhe një lapsus, ti ke të gjithë të drejtën tënde, kohën, për ta ridimensionuar. Por kur i qëndron, i qëndron gjithnjë e më fort, do të thotë se është e mirë-menduar. Unë i qëndroj mendimit tim se është një mesazh puro për ndërkombëtarët të cilët janë shumë të interesuar që të shikojnë në Shqipëri dhe përtej Shqipërisë, një situatë të stabilizuar politike. Dhe kur flitet për armë, në një vend ku armët kanë bërë gjëmën, përfytyroni se ç'lloj tensioni sjell në kancelaritë perëndimore"

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Komisioni Hetimor i Shëndetësisë, Petro Koçi akuza opozitës: Po i bëni shantazh kompanive për t’iu vënë gjoba

Komisioni Hetimor i Shëndetësisë, Petro Koçi akuza opozitës: Po i bëni shantazh kompanive për t’iu vënë gjoba