TIRANE- I ftuar në emisionin "Top Story" të Sokol Ballës Bamir Topi ka paralajmëruar përgatitjet e mazhorancës për dhunimin e votës, Topi beson te ndërkombëtarët. Ai thotë se në Kuvend te Klinton e ftoi ambasada e SHBA dhe jo Topalli nuk e bëri një gjë të tillë.
Gjatë vizitës së Clinton në seancë ftesa erdhi nga Protokolli i Shtetit apo nga protokolli i ambasadës amerikane?
Pa dyshim që nga ambasada amerikane dhe duke njohur Kryetaren e Kuvendit, zonjën Topalli, nuk u habita aspak për diçka të tillë. Pati një telefonatë nga Protokolli i Kuvendit që rikonfirmonte formalisht ftesën, por gjithsesi kjo i atribuohet protokollit amerikan.
Pak ditë më parë, Kuvendi përjetoi një përplasje të ashpër midis zotit Oketa dhe Kryetares së Kuvendit. Si e komentoni atë debat?
Nuk mendoj se është rasti për t'u marrë me këtë problem, pasi në jetën politike e institucionale të zonjës Topalli ka shumë momente të tilla. i referohem reagimeve të gjera të publikut, që dënoi me komentet e tij veprimin aspak qytetar të Kryetares së Kuvendit. E kotë të bësh krahasime, me Oketën që është një natyrë shumë e ekuilibruar dhe respektuar, ndërsa kryetarja ka në kujtesën e vet institucionale dhe politike shumë sherre të kësaj natyre.
Duke marrë shkas nga përplasje të tilla, duket se do të kemi së shpejti një fushatë të ashpër elektorale?
Ne nuk do të futemi në fushatë me predispozitë për të qenë jo të sjellshëm. Profili ynë është qytetar, një profil i ekuilibruar dhe i bazuar mbi vizionin politik, komunikim me publikun dhe një program të argumentuar.
Pra, ju thoni që këtë herë do të dëgjohet zëri i arsyes dhe jo siç ndodh gjithmonë në Shqipëri, ulërima?
Qoftë në përvojën time politike apo memorjen institucionale, në gjithë karrierën time politike ka triumfuar zëri i arsyes. Edhe në rastin e zgjedhjeve 2013, do të ishte katastrofike që njeriu të ndryshojë sjelljen dhe karakterin, sidomos në këtë moshë dhe pas një karriere të gjatë, për një karrige të vetme.
Pak ditë më parë, kërkuat një ndjesë publike për faktin se nuk arritët të ndalnit Berishën. Çfarë i referoheshit me këtë?
Momentet që lidhen me standartin demokratik qoftë në funksionimin e partisë si dhe sjelljen në programin të partisë në atë kohë. Unë nuk i referohem më me emër kryeministrit, pasi përfaqësoj një formacion tjetër politik. Por, ajo që ndodhi gjatë atyre viteve, ndonëse ka pasur momente të rëndësishme pozitive, solli shumë zhgënjime. Ajo që u dëshmua më vonë, që çështje shumë të rëndësishme me programin nuk u respektuan, si të përndjekurit, pronat, rritja e elementëve të demokracisë, tregon se ato nuk u realizuan si duhet.
Sherri i zotit Oketa erdhi nga kërkesa e tij për të kujtuar dhe nderuar Lirak Bejkon..?
Kryetarja e Parlamentit as ka pasur e as ka pasur potencë dhe është e rëndë. Tek të përndjekurit duhet të futej edhe morali politik, ai moment që na ka shoqëruar gjatë të gjithë karrierës politike në atë parti, ku pika e referimit, baza e mbështetjes ishin këto kategori, të përndjekur, pronarët, që janë kategori të margjinalizuara për hir të së vërtetës.
Ëështë FRD ajo që do luajë rolin e moderuar në qendrën e djathtë?
Është një parti që ju e shikoni, qoftë nga programi dhe përbërja, është ndërtuar në mënyrë të tillë që të realizojë atë që në doktrinën politike të viteve të fundit, duke iu referuar bipolarizmit, nuk arriti ta bëjë ky sistem. FRD do të realizojë bllokun e qendrës, i domosdoshëm në politikën shqiptare.
Më intrigon oborri juaj me selinë blu. Ka fluks ardhjesh nga PD?
Unë nuk dua ta shfrytëzoj emisonin për t'iu thënë se cilët do vijnë atje, por ju siguroj se është një fluks që në funksion të kohës e fizikisht vështirë se e përballoj, prandaj FRD funksionon me disa struktura dhe të gjitha thonë të njëjtën gjë, fluks në rritje që vijnë jo vetëm nga Tirana, por e gjithë Shqipëria.
Përsa i përket Qarkut të Fierit, ju si FRD si e shihni këtë çështje, a mund të kemi një shpjegm tuajin?
Fakti që ka një denatyrim të projeksionit elektoral në rrethe si Fieri, kujt i takojnë ata këshilltarë dhe mënyra rekrutimit për të bërë pjesë e së djathtës, do të thotë që ka pasur një deformim të vullnetit qytertar dhe kjo nuk është normale.
Cili është qëllimi, arsyeja e këtij deformimi?
Qëllimin kërkojani atij që e projektoi deformimin, por në analizë, në momentin kur pushteti humbet bashki pa fund, i referohem 8 majit 2011, fut në lojë mekanizma të tjerë që të kontrollojë bashkitë me Këshillat e Qarkut, prefektët, kryetarët e Këshilit të Qarkut dhe e shoqëron me ndryshime të akteve rregullatore, për të pasur kontroll mbi territorin.
Shqipëria është në udhëkryq, e thonë këtë ambasadorë që theksojnë se 3 ligjet janë të rëndësishëm, por kryesisht kanë rëndësi zgjedhjet. Përse ky spostim vëmendje në 2013-n?
Sepse po shohin, çdo ditë, pikërisht atë që kemi parë nga brenda, një qëllim, një dëshirë të qartë për të dhunuar sërisht zgjedhjet e 2013-s. Pra, një pushtet i cili ka demonstruar se dhunon votën e qytetarit dhe kush më shumë se unë e thotë këtë, kur kanë hyrë duke deformuar votën e presidentit në 8 maj 2011, çfarë mund të thotë dikush tjetër. Duke parë këtë lloj sjellje, për t'i çuar zjedhjet drejt manipulimit, patjetër që garanti do jenë partnerët ndërkombëtarë.
Ju folët për rritje e rrezikut të manipulimit, folët për uzurpim institicionesh. Cila është rrugëdalja sipas jush?
Rrugëdalja, sigurisht i takon atyre që së pari janë në Parlament, atyre që kanë pasur për detyrë të bëjnë një opozitë të fortë dhe që në këndvështrimin tim se kanë bërë. Pa dashur të hedh një vështrim retrospektiv, instituconi opozitës është thelbësor në demokraci, pasi kanë marrë votat për të kontenstuar atë që është në pushtet. Nëse ai s'ka pengesa, i ngjan një tsunami që merr përpara gjithçka. Ndërtimi i luftës së opozitës në këto vite ka qenë e dobët dhe në mjaft raste bashkëpunuese për qëllime jo të mira. Ndryshimet kushtetuese e kodi elektoral janë dy prova të qarta të kësaj.
Nga ajo karrige, Rama kapërceu pyetjen time përpara një jave dhe foli për domosdoshmëri të një fronti opozitar kundër qeverisë?
Unë kam folur dhe herë tjetër, FRD nuk është apendiks apo shtojcë e orekseve të partive të vjetra në Shqipëri. Kemi programin e fizionominë tonë. Sigurisht jua them me bindje që nuk e bazojmë tek pazari politik të ardhmen tonë.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com