DIBËR – Kryetari i FRD-së, Bamir Topi, ka prezantuar sot në Peshkopi, kandidatët e kësaj force politike të kryesuar nga Sali Shehu dhe njëherësh ka shpjeguar, programin e FRD-së. “Ne jemi sot këtu, për të prezantuar Sali Shehun, atë që ka qëndruar më shumë nga të gjithë afër jush, si në kohën kur ishte deputet por edhe tani. Politika e vjetër nuk punon për qytëtarët, por vetëm për një rreth të ngushtë të tyre,” - tha Topi
Ai u siguroi qytetarëve dibranë se FRD do të bëjë gjithçka për ndërtimin e Rrugës së Arbrit: "Kjo rrugë është premtuar çdo 4 vjet nga kryeministri aktual dhe nuk është bërë asnjëherë. Atëherë si mund të vijë ky individ dhe të kërkojë votat tuaja kur nuk ka mbajtur asnjë premtim nga ato që ka dhënë, - u shpreh kryetari i FRD-së. - Oferta e vetme e kryeministrit është mashtrimi. Forca jonë politike do të vërë shtetin në shërbim të qytetarëve dhe jo të individëve”, - vazhdoi Topi në fjalën e tij.
Më pas, ai prezantoi programin e detajuar të FRD-së, duke theksuar se gjithçka përmban ai program nuk është premtim elektoral por program i realizueshëm në të mirë të të gjithëve. Duke folur mbi situatën elektorale, Topi tha: “Zgjedhjet nuk kanë të bëjnë me me politikanët, por me të ardhmen e shqiptarëve. Prandaj, u bëj thirrje qytetarëve dibranë të dalin masivisht në votime në datën 23 qershor dhe të votojnë alternativën e re, të votojnë numrin 66, të votojnë Frymën e Re Demokratike dhe Sali Shehun, për një të ardhme më të mirë”.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com