Tiranë - Kryetari i Frymës së Re Demokratike, Bamir Topi gjatë vizitës së tij në spital për të vizituar kandidatin e FRD për qarkun e Fierit, Mit’hat Hoxha, i cili u dhunua ditën e sotme nga persona të paidentifikuar, ka akuzuar Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, Hysni Burgajn.
Topi e ka quajtur Burgajn si të paaftë në detyrë dhe militant partiak. Gjatë deklaratës së tij, kreu i FRD vazhdoi akuzat ndaj Policisë së Shtetit. Sipas tij, Policia nuk zbaton detyrën e saj, që është të ruajë qytetarët. Ajo harron ta bëjë këtë gjë, por nuk harron të sigurojë eskortën e kryeministrit.
Topi gjithashtu hodhi baltë edhe mbi deklaratat e Policisë së Fierit duke i cilësuar deklaratat e saj si të pavërteta, e cila nuk veproi për të parandaluar këtë akt të shëmtuar.
(v.gj/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com