TIRANE- Pas përfundimit të zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri dhe përmbylljes së procesit të numërimit të votave, kreu i Frymës së Re Demokratike Bamir Topi, ka falenderuar qytetarët shqiptarë për pjesëmarrjen në votime. Në një konferencë për shtyp, Topi tha se votuesit shqiptarë ndëshkuan me votë qeverinë aktuale. Duke vlerësuar dorëheqjen e Berishës nga postet drejtuese në PD, kreu i FRD shtoi se duhet vijuar me një reflektim të së djathtës shqiptare.
““Demokratët e thjeshtë nuk mbajnë përgjegjësi për gabimet e liderëve të tyre. Ata duhet të ngrenë kokën lart dhe duhet të gjejnë forcë e kurajo për reflektim, riformatim dhe rithemelim të alternativës që mbron qytetarin, demokracinë, ekonominë e tregut të lirë, shtetin e së drejtës, familjen pronën, trashëgiminë historike, integrimin euroatlantik, nocionet kombëtare dhe gjithçka tjetër që simbolizon e djathta. FRD sot është partia e vetme e moderuar e qendrës së djathtë, shtëpia e vërtetë e së djathtës së re dhe natyrshëm ka përgjegjësinë të vijojë të japë kontributin e saj në këtë drejtim. Së fundmi dua të garantoj edhe një herë të gjithë qytetarët, mbështetësit dhe simpatizantët e FRD, se sot edhe më tej ne mbetemi parti e moralit politik, familje e hapur e ideve të lira progresive, produkt i elitës dhe i qytetarisë. Një familje për të gjithë ata që e shohin detyrim dhe përgjegjësi kontributin për shtetin dhe qytetarët për dhënien fund të tranzicionit dhe për mbrojtjen e promovimin e atyre parimeve programore të cilat ne besojmë”, tha Topi.
TOPI: NA PENALIZOI MEKANIZMI ZGJEDHOR
Kreu i FRD është shprehur se mekanizmi zgjedhor në vend ka kushtëzuar forcën politike që ai drejton. Në një konferencë për shtyp, Topi falënderoi votuesit për pjesëmarrjen në proces, ndërsa tha se mekanizmi aktual nuk lejoi përkthimin në mandate të mbi 30 mijë votave që FRD mori në gjithë vendin.
“Mirënjohje i shkon 30 mijë qytetarëve shqiptarë që vendosën të besojnë në vlerat dhe parimet e FRD, dhe votuan kandidatët e saj. Ndihem i nderuar që mbi 10 mijë qytetarë të Tiranës zgjodhën FRD, duke arritur kuotën më të lartë që kanë arritur subjekete politike jashtë koaliconeve. Rezultati i FRD ishte dhe mbetet një përjashtim pozitiv nga alternativa e deritanishme e tranzicionit. Rezultati i FRD do të kishte qenë më i thellë nëse mekanizmi do ishte ndryshe. Ishim të vetëdijshëm dhe hymë në garë për të garantuar më të mirën për elektoratin shqiptar. Pritshmëritë tona ishin më të madha, por sistemi ynë nuk mundësoi që votat tona të përkthehen në mandate”, u shpreh Topi.
TOPI: QYTETARET MOREN VENDIMIN E QARTE PER ROTACION POLITIK
Në fjalën e tij Topi ka kërkuar nga fituesit që të mbajnë premtimet e dhëna gjatë fushatës elektorale. Ndërkaq, kreu i FRD ka vënë theksin në rëndësinë e mirëqeverisjes së vendit dhe veprimin aktiv të opozitës.
“Qytetarët morën vendimin e qartë për rotacion politik dhe krijimin e një qeverie të re. Vendimi mund të komentohet, por jo të diskutohet. Në emer të FRD shpreh publikisht pranimin e rezultatit të zgjedhjeve dhe vlerësimin më të lartë për të gjithë qytetarët që iu bashkuan përgjgjësisë kushtetuese për të votuar. Uroj fituesit e zgjedhjeve, dhe i ftoj të mbajnë premtimet e dhëna. Sigurojmë publikun se do të jemi forcë opozitare në mënyrë që të plotësohen premtimet. Vendi ka nevojë për mirëqeverisje, sikurse ka nevojë për opozitë serioze, të aftë të konkurrojë alternativën qeverisëse të pushtetit”, tha kreu i FRD.
Kreu i FRD shprehu rezerva për mospërfaqësimin e forcës politike që ai drejton në komisionet e votimit apo edhe ato të numërimit.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com