TIRANE - Kryetari i FRD-së e gjykon si gabim shkarkimin e gjeneralëve, "tre njerëz të kualifikuar" si dhe denoncoi përdorimin e ushtrisë për punime civile.
Gjatë një takimi elektoral me banorët e Vaqarrit Topi theksoi se "drejtuesit e ushtrisë sot po vihen nën komandën e pushtetit politik të kryeministrit”
"Ushtria po përdoret nga Ministria e Mbrotjes për punime civile, në një kohë kur kjo bëhet në kushtet e emergjencës dhe jo të normalitetit. Eshtë gabim i madh lirimi i tre gjeneralëve: Eshtë luks i madh për Shqipërinë të heqësh në këtë kohë njerëz të kualifikuar si tre gjeneralët"- tha më tej kreu i FRD-së, ish presidenti Bamir Topi.
Topi foli dhe për shumë probleme e veçanërisht për bujqësinë si dhe për krijimin e një tregu ballkanik.
TOPI: ESHTE KOHA TE KRIJOJME TREGUN BALLKANIK, KEMI KOSOVEN PRANE
“Mendoj se asnjë e mirë nuk i vjen Shqipërisë pa iu kthyer më parë bujqësisë dhe agroindustrisë për të dalë më pas në tregun europian”, - tha ai duke kujtuar edhe kohën kur ishte ministër i Bujqësisë.- “Nuk është vetëm tregu europian, por ai i Kosovës dhe mundësia për një treg ballkanik është tërësisht i realizueshëm. Kam qënë disa herë në takime me kryetarët e rajonit dhe atyre kjo mundësi iu duket e shkëlqyer. Kosova sot ka një traditë të vetën ën fushën e bujqësisë. Rruga me Kosovën u bë dhe shumë mirë që u bë, por ajo ka pak lëvizje.Këtu del fjala: Cila është efiçensa e këtyre investimeve marramendëse? Qeveria duhet të drejtojë politikat si duhet dhe ai pretendimi se jemi të dytët pas Gjermanisë do marrë me shumë mundësi."
(Foto: Takimi sot në Vaqarr)
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Tre gjeneralë të FA-së shkarkohen nga Presidenti