Topi e Rama te paftuar, amb.
e Kosoves: S'i bëmë ne ftesat

Topi e Rama te paftuar, amb.<br />e Kosoves: S'i bëmë ne ftesat
TIRANE- "Ambasada e Republikës së Kosovës në ceremonitë e organizuara prej saj ka ftuar të marrin pjesë të gjitha autoritetet më të larta të shtetit shqiptar. Sqarojmë se nuk është kompetencë e ambasadës së Republikës së Kosovës në Tiranë që të bëjë ftesa për ceremonitë apo veprimtaritë që organizojnë institucionet e shtetit shqiptar, të nivelit qendror apo lokal. Sqarojmë gjithashtu se në veprimtaritë e organizuara nga ambasada e Republikës së Kosovës në Tiranë, protokolli i shtetit shqiptar nuk ka pasur dhe nuk ka akses”, ky ishte sqarimi i ardhur nga Ambasada e Republikës së Kosovës në Tiranë, lidhur me artikullin e publikuar sot në mediat e shkruara, sa i takon ftesës për pjesëmarrjen e drejtuesve të lartë të shtetit në ceremoninë e hapjes së kësaj ambasade.

Në njoftimin e saj, ambasada sqaroi se ceremonia e organizuar me rastin e 4 vjetorit të shpalljes së pavarësise së Kosovës, përurimi i selisë së ambasadës së Republikës së Kosovës në Tiranë dhe pritja me rastin e katër vjetorit të pavarësisë së Kosovës janë organizuar nga ambasada e Republikës së Kosovës në Tiranë, ndërsa ceremonia e përurimit të rrugës “Ibrahim Rugova” ka qenë kompetencë e Bashkisë së Tiranës”.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Greqi/ Shkatërrohet banda e drogës, kapen 12.7 kg heroinë dhe 60 gr kokainë! 6 të arrestuar, mes tyre 2 shqiptar

Greqi/ Shkatërrohet banda e drogës, kapen 12.7 kg heroinë dhe 60 gr kokainë! 6 të arrestuar, mes tyre 2 shqiptar