Topi: Forcat politike
të vazhdojnë bashkëpunimin

Topi: Forcat politike<br />të vazhdojnë bashkëpunimin
Presidenti i Republikës, Bamir Topi, zhvilloi sot një vizitë pune në qytetin e Ersekës, nga ku i bëri thirrje forcave politike të vazhdojnë bashkëpunimin.

“Partitë politike besoj që janë koshiente që bashkëpunimi midis tyre, sidomos në politikat parlamentare, aty ku zhvillohen ligje, debate, aty ku plotësohen edhe mjaft nga rekomandimet e KE-së e bën të detyrueshme që partitë politike të bashkëpunojnë intensivisht dhe në mënyrë shumë efikase", u shpreh Topi.

Pyetjes mbi mundësinë e formimit të një partie të rë, kreu i Shtetit iu përgjigj si gjithmonë, “do të zbatojë me rigorozitet detyrën e time si president, por edhe vendimet kushtetuese”.

“Deri në momentin që do të jem President i Republikës unë do të vazhdoj me shumë seriozitet, të zbatoj detyrimet kushtetuese të Presidentit të Republikës. Unë do të jem shumë i kujdesshëm të mos bëj konfuzin, sikurse aludojnë të tjerët, në pozitën time si President, pastaj me përfunidimin e detyrës më takon mua ta them. Ka ikur koha e monizmit”, deklaroi Topi. ah/Shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Nga kamerier në Mykonos, në mikpritës turistësh në Fishtë

Nga kamerier në Mykonos, në mikpritës turistësh në Fishtë