TIRANË - Kreu i FRD, Bamir Topi ka dalë në një konferencë për shtyp pas mbylljes së orarit zyrtar të votimeve. Topi ka theksuar të dhënat se, "populli shqiptar mori pjesë në votime me rritje krahasuar me vitet e kaluara". Topi ka përsëritur atë që ka thënë edhe ditës "keqardhjen për dhunën në Laç me 1 të vdekur dhe 3 të plagosur". Duke theksuar se "FRD u paraqit në këto zgjedhje si nj forcë e moderuar me mjaft cilësi qytetare". Topi theksoi se në këto zgjedhje nga të dhënat tona paraprake FRD është më mirë se pritshmëritë, por Topi nuk ka parapëlqyer të japë shifra jozyrtare. "Është moment i rëndësishëm që do bëj të mundur mbylljen e një tranzicioni të gjatë dhe traumatik dhe një erë të re për Shqipërinë, për institucionet e Shqipërisë, që shqiptarët të meritojnë integrimin në BE", tha Topi. Më pas ai bërit thirrje, që me përkushtim të ndjekim procesin, për të parë votë pas vote çfarë shqiptarët i kanë dhënë FRD". "Në çdo rrethanë FRD do t’i qëndrojë fort parimeve të veta me të cilat konkurroi e vetme. Para interesave për një karrige do vlerësojë shumë parimet", iu përgjigj Topi pyetjes se a do të bëjë FRD koalicion paszgjedhor.

FRD NUK KRIJOI ASNJË INCIDENT
"Familjes ngushëllimet më të sinqerta dhe shërim të shpejtë për të plagosurit", ka thënë Topi mbi incidentin e Laçit. Duke shtuar se "FRD u paraqit në këto zgjedhje si një forcë e moderuar me mjaft cilësi qytetare. Nuk krijoi absolutisht asnjë incident, madje kontribuoi ndjeshëm në ekuilibrimin e situatës, qoftë me sjelljen e kandidatëve, me vëzhguesit. Sipas Topit "deri tani i në këtë moment kemi arsye të krenohemi".

PËRGËZOJ NJERËZIT E MEDIAS
Topi ka dashur të përgëzojë njerëzit e medias, që kanë shoqëruar FRD gjatë gjithë fushatës dhe specifikisht për ditën e sotme. "Keni treguar një përkushtim të veçantë dhe me shumë profesionalizëm keni dhënë gjithça që ka ndodhur në terren. FRD falendeon gjithë ata që i kontribuan këtij procesi. Natyrisht puna nuk ka përfunduar".

FRD, REZULTAT MBI PRITSHMËRITË
"Presim një rezultat jo vetëm në kufijtë e prishmërisë, por më shumë se aq. Meqë procesi vazhdon FRD nuk ka anëtarë në komisionet e numërimit, ka vëzhgues, por beson se vazhdimësia e procesit do bëhet me korrektësi, duke besuar se çdo komision që buron nga ligji të japë verdiktin nga qytetari", deklaroi Topi. Ai u bëri thirrje partive, që në këtë moment ta presin rezultatin me shumë qetësi dhe, "siç e kemi thënë gjatë fushatës, është moment i rëndësishëm, që do bëjë të mundur mbylljen e një tranzicioni të gjatë dhe traumatik dhe të fryjë një erë e re për Shqipërinë, për institucionet e Shqipërisë, që shqiptarët të meritojnë integrimin në BE. Me përkushtim të ndjekin procesin, për të parë votë pas vote çfarë shqiptarët i kanë dhënë FRD", tha Topi.
 
FRD DALLON NGA FORCAT E TJERA
"Ne dallojmë nga forcat e tjera. Pavarësisht nga rezultatet ne respektojmë çdo strukturë në funksion të procesit dhe kohës. Nuk kemi abuzuar me fjalën pushtet. Dhe pushtetin nga këto zgjedhje e shohim si bazë e fortë për një shtet të fortë".

NUK JAPIM REZULTATE PARAPRAKE
"Kemi rezultatet tona, por janë paraprake. Jemi mbi pritshmëritë që kemi parashikuar. Jemi në momentin që duhet të shohim rezultatin. Të marrim rezultatet dhe të gjykojmë", iu përgjigj Topi pyetjes së një gazetarje mbi rezultatin që FRD ka.

PËR KOALICION? PARA KARRIGES, PARIMET
"Në çdo rrethanë FRD do t’i qëndrojë fort parimeve të veta me të cilat konkurroi e vetme. Para interesave për një karrige do vlerësojë shumë parimet", iu përgjigj Topi pyetjes se a do të bëjë FRD koalicion paszgjedhor.

NUK DUA TË ABUZOJ ME EXIT POLLET
"Exit Pollet janë të rëndësishme. Por dua t’u besoj rezultateve konkrete. Tendencat janë të dukshme, por s’dua të abuzoj mbi bazën e sondazheve që nuk i kam bërë vetë. Respektojmë sondazhet, nuk mbetet shumë kohë për ta verifikuar. Të numërojmë votë pas vote atë që sot është hedhur; ky është një realitet brenda në kuti. E di që ju pret një punë e mundimshme", iu përgjigj Topi gazetarëve dhe pyetjes mbi rezultatet e exit polleve.
 
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)