Topi: FRD parti e vërtetë, gati për
zgjedhjet e 2017,keqardhje për PD

Topi: FRD parti e vërtetë, gati për<br />zgjedhjet e 2017,keqardhje për PD
Partia Fryma e Re Demokratike ka mbledhur sot Asamblenë Parlamentare. Kreu i saj, Bamir Topi tha se këto ishin zgjedhjet e dyta për FRD-në dhe tashmë kjo forcë politike është një partie e vërtetë dhe për këtë është shumë i lutur.

Topi tha se në këto zgjedhje FRD-ja pati një rritje në krahasim me zgjedhjet e 2013 dhe se duke qenë një parti e parimeve të hapura është gati tashmë për zgjedhjet e 2017, ku rezultati do jetë shumë më pozitiv.

"FRD është dhe do mbetet gjithmonë një parti e qendrës së djathtë. Ne jemi në koalicion me ASHE për administrimin e fitores në pushtetin vendorë. Ç’do gjë ka kohën dhe bëhet në vendin e vet. Një parti politike që nuk qëndron në tregun politik përfundon në memorien e pushtetit. FRD lindi si një parti dinjitoze, e vazhdoi rrugën shumë seriozisht dhe kush na kuptoi na kuptoi dheme kalimin e kohës të tjerë do na kuptojnë. Ne ruajtëm standardin e zgjedhjeve të 2013, por patëm edhe një rritje. Ne i paraprimë kësaj vendimmarrje dhe kemi qenë pjesë e një ndarje të re territoriale sepse kjo nuk ka lidhje me interesin e një partie. Kush ecën me parime është i destinuar të fitojëNe sot ndihemi një parti e vërtetë politike, sepse vijmë nga një garë e dytë politike, me një frymë të jashtëzakonshme pozitive. Gjatë rrugës për FRD-në nuk kanë munguar ofertat për ta devijuar këtë krijesë, këtë frymë të re. Sot jam i lumtur, por jo i ekzaltuar sepse edhe lumturia është me shkallë. Rezultati në këto zgjedhje është rezultati i të gjithëve. Ne do ishim të lumtur që pranë partisë tonë të afroheshin sa më shumë njerëz të biznesit, por ne nuk e ndajmë partinë, nuk i ndajmë njerëzit. Ç’do parti organizohet në mënyrën e vet dhe ne kemi premisa shumë të forta. Themeli jonë politik është çështja e institucioneve. Një shtet demokratik e ka bazamentin e vet tek dita e zgjedhjeve”, - tha Topi.
 
Më tej, Topi tha se gjatë këtyre zgjedhjeve njerëz të cilët kanë pasur në duar fatet e shtetit dilnin dhe reklamonin në zonat e thella rurale “Shqipërinë Dixhitale”, të cilin ai e quan një kontradiksion të madh. Ai tha se njerëzit që sot janë në politikë i kanë krijuar vetë të gjitha institucionet dhe sistemin gjyqësorë për të cilët sot shajnë njëri-tjetrin.

“Njerëz të cilët kanë pas në duar fatet e shtetit dilnin dhe reklamonin “Shqipërinë dixhitale”, e drejta e tij për ta shprehur. Edhe në ato zonat e thella u tregonte se si mund të futen online për të tregtuar produktet e tyre në tregun evropian. Ç’është ky kontradiksion i madh “Shqipëria dixhitale”? Kontrolli dhe llogaritja bëhet si në mënyrën primitive.
Njerëzit që sot janë pjesë e politikës vetë i kanë krijuar institucionet dhe sistemin gjyqësorë dhe tashmë i ulërasin njëri-tjetrit. Qytetarët tashmë e kanë kuptuar se ky është model i vjetër i cili tashmë ka përfunduar”
, - tha kreu i FRD-së.
 
Në shtatorë FRD-ja do të ketë një riorganizim të degëve politike, - tha Topi, duke shprehur keqardhje për gjendjen në të cilën është sot Partia Demokratike, duke thënë se ajo po mbahet peng nga një person i vetëm, i cili nëpërmjet njerëzve të tij të besuar mund të vijojë ta mbajnë peng PD-në edhe për shumë vite.

Në shtator do të ketë një riorganizim të degëve.  FRD- ja do jetë edhe në këshillat bashkiakë. Ne do jemi shumë luajalë jo thjeshtë ndaj marrveshjes por ndaj qytetarëve. Shpreh keqardhjen për gjendjen në të cilën është sot e djathta. Janë të tjerë që e kanë mbajtur dhe vijojnë ta mbajnë peng këtë forcë politike. Janë ata që deshën të mbajnë peng edhe FRD-në. Por ne nuk e lejuam këtë. PD-në e mban peng një person i vetëm , i cili mund ta mbajë peng edhe në dekada të tjera nëpërmjet njerëzve të tij të besuar. Ne duhet ta fusin FRD në një stad të ri politik. Do krijojmë një hapësirë të re politike për FRD me moral dhe zell politik”, - tha Topi 

Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Policia e Kosovës shpall në kërkim 3 shqiptarë, si bashkëpunëtorë në kultivimin dhe tregtinë e drogës (EMRAT)

Policia e Kosovës shpall në kërkim 3 shqiptarë, si bashkëpunëtorë në kultivimin dhe tregtinë e drogës (EMRAT)