DURRES - Në një takim zgjedhor në komunën Xhafzotaj, (foto), Kryetari i Frymës së Re Demokratike deklaron se kushtet për koalicion pas zgjedhor i vendos FRD. Ai u shpreh i sigurtë se në qarkun e Durrësit kjo forcë politike do të marrë 2 mandate.

“Ne qarkun e Durrësit Fryma e re Demokratike do të marrë dy deputetë, pasi kjo skuadër udhëhiqet nga drejtuesi i shkëlqyer si Gazmend Oketa. Ne de jo jemi pjesë e rëndësishme e Parlamentit të ardhshëm. Kushtet për koalicion pas zgjedhor i vendos FRD. Koalicioni i ardhshëm do të vendoset vetëm mbi bazën e kushteve tona që lidhen vetëm me parimet dhe me shtetin e së drejtës”. - tha Topi.

Nga ana e tij kandidati për deputet Gazmend Oketa bëri thirrje për të ndëshkuar me votë këtë qeveri.

(sg/shqiptarja.com)