Topi: I dha emër të veçantë Shqipërisë

Topi: I dha emër të veçantë Shqipërisë
TIRANË - Kreu i shtetit Bamir Topi ka vlerësuar jo vetëm kontrubutin e Nina Mulës por edhe të gjithë familjes Mula të cilët i dhanë një emër të veçantë vendit. “Sot përcjellim për në Parajsë, do të thoja, një figurë të ndritur të artit skenik, lirik, operistik shqiptar, një zë brilant, sikurse ishte zëri i Nina Mulës. Unë do të specifikoja jo vetëm individualitetin e lartë artistik, por edhe kontributin e jashtëzakonshëm të familjes Mula, sepse të gjithë së bashku; e ndjera Nina Mula, bashkëshorti Avni Mula, por edhe produkti i tyre, Inva Mula i kanë dhënë një emër të veçantë Shqipërisë jo vetëm në artin kombëtar, por edhe në atë ndërkombëtar. Unë i shpreh me këtë rast ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe të gjithë trupës së këtij Teatri ku ajo prehet përpara se të shkojë në banesën e fundit që ta kujtojë këtë figurë të shndritshme dhe besoj se kjo figurë do të jetë si pikë referimi edhe për brezat e rinj që do të frekuentojnë botën artistike shqiptare” ka theksuar Presidenti Topi.

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Vlorë/ Vazhdon zjarri në fushën e mbetjeve! Pamjet me dron

Vlorë/ Vazhdon zjarri në fushën e mbetjeve! Pamjet me dron