Topi i prerë me Berishën:
Nuk jam apendiks i askujt

Topi i prerë me Berishën: <br />Nuk jam apendiks i askujt
DURRËS – Thellohet përplasja mes Presidentit të Republikës Bamir Topi dhe kryeministrit Berisha. Kreu i shtetit, gjatë vizitës së tij në qytetin e Durrësit ka reaguar pas deklaratës së mbrëmshme të kryeministrit se Topi nuk ka treguar mirënjohje ndaj partisë e cila e kandidoi për President.
““Presidenca nuk është një apendiks politik. Pavarësisht nga sa thuhet unë jam e do të jem në detyrën time kushtetuese deri në minutën e fundit. Presidenti ushtron detyrën e tij dhe nuk jam aspak pjesë e ndonjë partie. Ju mos merrni e perifrazoni vullnetet e të tjerëve, ata që kanë frikë për të ardhmen eshtë e tyre, nuk kam faj unë nëse kthehem në obsesion të të tjerëve”, ka deklaruar Topi i pyetur nga gazetarët.
Gjithashtu ai ka rikonfirmuar se nuk i trembes rikandidimit për President, por vetëm nëse ky zgjidhet nga populli.
"S`ka nevojë ta thotë askush pasi vetë e kam thënë që nuk do të kandidojë më. Nëse në rast se zotërinjtë që kanë në dorë ndryshimet kushtetuese do të bënin këto ndryshime, që zor se do të ndodhin, pasi politikanët i druhen verdiktit popullor, unë do jem në garë ”, tha Topi.
Deklaratat kryeministri i bëri pas vizitës në dy bashki të cilat drejtohet nga të majtët Kavaja dhe Durrësi.


KAVAJA
Gjatë takimit në bashkinë e Kavajës, Topi i ka ftuar drejtuesit vendorë të respektojnë votën e qytetarëve dhe t’u përkushtohen atyre.
“Në këtë atmosferë festive, apeli im shkon për bashkëpunim dhe bashkëveprim të pushtetit qëndror me atë local në interes të qytetarit”, tha kreu i shtetit.
Ai është ndalur edhe në shtëpinë e të moshuarve në Kavajë ku ka vlerësuar kontributin e tyre për vendin, pavarësisht se nuk u shpërblyen aq sa duhet.
Ndërsa në qytetin e Durrësit ku është pritur nga kryebashkiaku socialist Dako dhe shumë qytetarë, presidenti Topi ka uruat festat e fundvitit.
“Urime për festat e fundvitit e punë të mbarë në shërbim të nevojave të qytetarëve”, tha presidenti.

NDEROHEN ARSTISTËT DURRSAKË
Ndërsa në qytetin e Durrësit ku është pritur nga kryebashkiaku socialist Dako dhe shumë qytetarë, Presidenti Topi ka uruat festat e fundvitit.
“Urime për festat e fundvitit e punë të mbarë në shërbim të nevojave të qytetarëve”, tha ai.
Kreu i shtetit ka marrë pjesë edhe në ceremoninë e dekorimit të disa prej artistëve të njohur durrasakë, në prani të kryebashkiakut, prefektit Alizoti, deputetëve etj.
Kështu kreu i shtetit ka nderuar për kontributin e tyre të veçantë: Aktoren Aishe Stari me titullin “Mjeshtër i madh”; Roland Koca me titullin “Naim Frashëri i artë” dhe Niko Profkola me “Njeshtër i madh”. Gjithashtu, me medaljen “ Për Merita të veçanta” është nderuar edhe shoqata “Durrësi”.
“ Duke nderuar këto personalitete repsektojmë edhe kolegët e tyre si pjesë e kulturës e qytetarisë durrsake, që promovohet në qytetin tuaj”, tha Presidenti Topi.

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Nuk miratohet rritja e pagave për Kushtetuesen, Xhafaj del nga ‘rreshti’, voton kundër

Nuk miratohet rritja e pagave për Kushtetuesen, Xhafaj del nga ‘rreshti’, voton kundër