Topi-Josipoviç, do njihen
patentat mes dy vendeve

Topi-Josipoviç, do njihen <br />patentat mes dy vendeve
TIRANË -Ivo Josipoviç president i Kroacisë pritet të mbërrijë në Tiranë për një vizitë dy ditore me ftesë të homologut të tij shqiptar Bamir Topi. Siç njofton zyra e shtypit e presidencës, axhenda e takimeve do të nisë në pallatin e brigadave ku përveç takimit tet a tet me kreun e shtetit shqiptar, dy presidentët do të firmosin edhe një marrëveshje mbi njohjen reciproke të lejeve të drejtimit mes dy vendeve tona. Pas përfundimit të konferencës për shtyp, Josipoviç do të zhvillojë takime me kryeminsitrin Berisha dhe më pas me kryetaren e kuvendit Topalli, me të cilën mbyllet dhe axhenda e ditës së parë të vizitës. Në ditën e dytë të qëndrimit në vendin tonë, presidenti i Kroacisë do të mbajë një leksion në unversitetin e Tiranës, do të vendosë kurorë me lule për nder të Dëshmorëve të Kombit. Josipoviç do të zhvillojë edhe një takim me Kryetarin e Bashkise së Tiranës, ndërsa do të vizitojë edhe qytetin e Durrësit dhe të Krujës.
(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Një muaj më parë KPK e konfirmoi në detyrë, kush është kryeprokurori i Vlorës që u kap nga SPAK

Një muaj më parë KPK e konfirmoi në detyrë, kush është kryeprokurori i Vlorës që u kap nga SPAK