KAVAJË – Kryetari I FRD-së dhe kandidatët e kësaj force politike u takuan dje në mbërmje me simpatizantët e tyre në qytetin e Kavajës. Topi,që kryeson dhe listën e kandidatëve të qarkut Tiranë, ku përfshihet edhe Kavaja , i bëri thirrje qytetarëve: “Vlerësoni datën  23 qershor duke mos u bërë fanatikë të partive të vjetra. Njeriu ka arsye në jetë të bëhet fanatik për disa çështje personale, por nuk duhet të qëndrojë fanatik ndaj partive që i  zhgënjyen për 23 vjet ”   Ish-kreu i shtetit shtoi se “Shqipëria ka sot  nevojë për një  pastrim të njerëzve të korruptuar , për një parlament përfaqësues me  politikanë që nuk mendojnë për pronat e bizneset e tyre por për shërimin  e vendit. “Shqipërisë i mungon politikani vizionar, sepse vizioni i  politikanëve te partive të vjetra është brënda kornizës së egoizmit të  tyre.”
 
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)