KASHAR (TIRANË) - Kreu i Frymës së Re Demokratike, Bamir Topi ka zhvilluar sot një takim me banorët e Kasharit në Tiranë. Topi ka theksuar mungesën e demokracisë në vend, se kemi një diktator të ri, se kemi një parlament ku deputetët shkojnë sa për të marrë rrogën, ka theksuar harresën e shtetit ndaj qytetarëve, si dhe abuzimet me pronat.
DEPUTETË VETËM PËR TË MARRË RROGËN
“Shteti u ka harruar prej vitesh. Deputetët shkojnë vetëm për të marrë rrogën. Parlamenti nuk po zgjidh çështje të rëndësishme”, ka theksuar Topi para banorëve të Kasharit. Në këtë argument ai ka shtuar se "nuk kemi nevojë, që në parlament të futen nga blerja e votës apo të qenurit biznesmen; të qenit biznesmen është i ndershëm, nëse luhet në terren të ndershëm".
Topi rishprehu se, "ne synojmë President nga populli, ndryshim të Kodit Zgjedhor dhe taksim të ndershëm për biznesin”.
KEMI NJË DIKTATOR TË RI
Topi mungesën e demokracisë e ka lidhur edhe me “qytetarët, që trajtohen sipas bindjeve”. “Shikojmë njerëz që shkojnë të detyruar në mitingje, se i heqin nga puna. Unë nuk mendoj se në 1990 intelektualët, studentët shqiptarë u ngritën për t’i krijuar terren një diktatori të ri. Duam që qytetaria shqiptare të fitojë qetësinë, të zgjedhë atë që do. Gjithçka duhet të ndodhë në një parlament normal, me reformat për drejtësinë, për çështjen e pronës”, theksoi Topi.
PRONA NUK ËSHTË DHËNË QËLLIMISHT
“Prona nuk është dhënë jo se nuk kanë qenë të aftë. Do ishte gjysma e së keqes, nëse do ishin të paaftë për të kthyer pronën. Por e kanë bërë në mënyrë të qëllimshme.Sepse duke e futur pronën në kaos, kanë gjetur terren për të grabitur prona në bregdet, pa fund. Kjo klasë politike duhet të ikë së bashku me dështimin e saj”, u shpreh Topi.
Ai ka shtuar se FRD ka një program të qartë për historinë e pronave. "Duke e njohur mirë pronën në zonën urbane dhe rurale se çfarë ka ndodhur, jemi të buindur se brenda 4 viteve, nëse ka vullnet politik bëjmë transparencën e pronave", ka premtuar kreu i FRD-së.
Ai ka kërkuar që duhet të dalin ata që kanë abuzuar me pronën, ata që kanë marrë hektarë në bregdet dhe s’dihet kush është pronari. "E kështu të gjithë të fitojnë pronën e tyre. Historia e pronës jo vetëm të shkojë tek e drejta, por të jetë kusht për ekonominë e tregut".
NE NUK BËJMË DEMAGOGJI POLITIKE
"Forca jonë politike nuk është forcë që vetëm konstaton. Ne kemi ndërtuar një program shumë profesional, për të gjitha fushat; qoftë për linjat kushtetuese, të ekonomisë, për zhvillimin e biznesit, mbi bazën e taksimit të ndershëm dhe jo abuziv, mbi nevojën e shtimit të vendeve të punës. Nuk jemi për demogagji politike, ku njëri thotë 250 mijë vende, tjetri 300 mijë vende dhe unë për inerci të tyre duhet të kisha thënë 350 mijë. Një politikan provohet për sinqeritetin, për profilin e tij të ndershmërisë, si intelektual", theksoi Topi.
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com