Topi kundër qeverisë teknike:
FRD hyn në zgjedhjet e 18 Qershorit

Topi kundër qeverisë teknike:<br />FRD hyn në zgjedhjet e 18 Qershorit
TIRANE-Për të diskutuar në lidhje me situatën politike në vend dhe zgjedhjen e strukturave për zgjedhjet e ardhshme, partia Fryma e Re Demokratike mblodhi kryesinë.

Kreu i FRD, Bamir Topi u shpreh se situata parazgjedhore është mjaft e rëndë, ndërsa u shpreh se FRD nuk është për qeveri teknike.

Situata parazgjedhore tepër e rëndë. Nuk kemi qenë për qeveri teknike, këtu ndahemi me opozitën. Komisioni i reformës zgjedhore në mënyrë të qëllimshme është braktisur për të krijuar alibi për zgjedhjet që vijnë. I bën thirrje faktorit ndërkombëtar, pasi kemi humbur totalisht besimin nga faktorët e politikës, të hyjnë me shpejtësi për të ndërmjetësuar.

FRD do jetë forcë pjesëmarrëse në zgjedhjet e 18 qershorit. FRD po e analizon situatën. Qëndrimet politike të forcave qe sot janë në lojë kanë marrë trajta qesharake. Është shumë e vështirë të deshifrohen kodet sesi sillen partitë politike dhe aktorët kryesor. Ka mungesë totale transparence, ka mungesë predispozicioni për të hyrë në komisionin e reformës zgjedhore. Forcat politike të papërgjegjshme e kanë lënë situatën në rënie të lirë për zgjedhjet
”, tha Topi.

I pyetur për mundësinë e shtyrjes së datës së zgjedhjeve ai tha se duhet respektuar data e zgjedhjeve dhe duhet respektuar mbledhja e komisionit për reformën zgjedhore që duhet të mblidhet urgjentisht.

Mbas çdo vendimmarrje në parlament ka nevojë të implementohet për të mos e lënë për minutën e fundit. Kam humbur çdo shpresë nga aktorët e politikës shqiptare sepse çdo gjë po e bëjnë në kafene e hotele. Nëse shteti rreshket nëpër kafene e çadra nuk ka asnjë lloj shansi të bëhet”, tha Topi.

(d.b/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

Mbi 2040 kandidatë për 'Mjekësi', i nënshtrohen testit dixhital! Të paqartë për punën e detyruar! Ligji i paplotësuar pas rrëzimit nga Kushtetuesja

Mbi 2040 kandidatë për 'Mjekësi', i nënshtrohen testit dixhital! Të paqartë për punën e detyruar! Ligji i paplotësuar pas rrëzimit nga Kushtetuesja