Kreu i FRD Bamir Topi, e ka cilësuar situatën politike në vend si mjaft të rënduar dhe të paprecedentë.
 
Duke u ndalur tek ligji i dekriminalizimit, Topi deklaroi se kriminelët duhet të dalin njëherë e përgjithmonë jashtë politikës shqiptare.
 
Topi, nuk ka kursyer të thumbojë as ish kreun e PD Sali Berisha apo kreun aktual të qeverisë Edi Rama.
 
Në takimin me strukturat vendore të FRD në Gjirokastër, ish presidenti i Shqipërisë, ka qenë i shoqëruar nga nënkryetari i FRD Gazmend Oketa, si dhe nga nënkryetari i Bashkisë së Tiranës njëkohësisht sekretar i burimeve njerëzore në FRD, Andi Seferi.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)