Topi: Marrëveshja Kosovë-Serbi
arritje e rëndësishme

Topi: Marrëveshja Kosovë-Serbi <br />arritje e rëndësishme
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi, vlerëson si një arritje të rëndësishme marrëveshjet në dialogun e fundit midis Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Serbisë, për bashkëpunimin rajonal dhe mbi zbatimin e menaxhimit të integruar të kufirit.

Këto marrëveshje, të arritura me një vullnet politik të përbashkët dhe me mbështetjen e fuqishme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian, nuk cënojnë parimet e pavarësisë së Kosovës, si shtet i pavarur, që tashmë njihet zyrtarisht nga 88 vende anëtare të OKB-së, dhe as integritetin territorial dhe sovranitetin e vendit.

Presidenti i Republikës së Shqipërisë thekson se marrëveshjet e mësipërme midis Kosovës dhe Serbisë, jo vetëm i kontribuojnë paqes dhe stabilitetit në rajon, por janë një hap konkret drejt rrugës së përbashkët në integrimin evropian. Ato i shërbejnë pjesëmarrjes me të drejta të plota të Kosovës në të gjitha veprimtaritë rajonale, paqes dhe prosperitetit të popujve të Ballkanit, si pjesë e rëndësishme e Evropës demokratike. (am/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane