Topi mbi veriun e Kosovës:
Disa qarqe cënojnë demokracinë

Topi mbi veriun e Kosovës:<br />Disa qarqe cënojnë demokracinë
Presidenti i Republikës, Bamir Topi, mori pjesë sot paradite në Takimin e Ministrave të Mbrojtjes të vendeve anëtare të “Kartës Adriatik” – SHBA, të organizuar në mjediset e “Hotel Adriatikut” në Durrës. Në këtë aktivitet ishte i pranishëm gjithashtu Komandanti i Komandës së Aleancës për Operacionet në Evropë të NATO-s, Admirali Xhejms Stavridis, Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Aleksandër Arvizu.

Topi ka folur për situatën në veri të Kosovës, duke u shprehur se ka ende qarqe që cënojnë vlerat e demokracisë.

“Në veri të Kosovës ka ende politika dhe qarqe të caktuara që kanë projekte nacionaliste që cënojnë vlerat e shenjta të demokracisë. Me rëndësi themelore mbetet një vullnet i qartë politik dhe refuzues ndaj çdo projekti të tillë izolimi, ndaj çdo ideje të tillë që tenton të rishpallë dhe të rivendos vija ndarëse etnike” u shpreh Topi.

Ndërkaq, duke folur për anëtarësimin e vendeve të Ballkanit në NATO, Topi ka thënë se Shqipëria konfirmon mbështetjen e plotë dhe dëshirën e madhe të gjitha vendeve të rajonit, përfshirë edhe shtetin më të ri Kosovën, të bëhen pjesë e projektit të përbashkët Euro-Atlantik.

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Furrat e bukës, OSHEE apel subjekteve të deklarojnë kontratat dhe të aplikojnë për ndryshimin e tarifës 14 lek/kWh

Furrat e bukës, OSHEE apel subjekteve të deklarojnë kontratat dhe të aplikojnë për ndryshimin e tarifës 14 lek/kWh