TIRANE - Me mesazhin “Votoni FRD për tu çliruar nga frika dhe për demokracinë funksionale”, Fryma e re Demokratike mbylli sot në mbrëmje fushatën zgjedhore, për të shkuar më pas të dielën në votim.
FRD organizoi në amfiteatrin pranë kodrave të Liqenit Artificial tubimin përfundimtar të fushatës zgjedhore.
Duke iu referuar vështirësive që ka pasur FRD gjatë kësaj fushate elektorale z.Topi tha: “Pushteti ka shpenzuar shuma të mëdha për të eklipsuar punën tonë në të gjithë vendin por nuk ja ka arritur dot pasi kandidatët e FRD kanë qënë të pranë çdo qytetari”. Ai akuzoi kryeministrin për spotin e publikuar kundër FRD duke thënë: “Kryeministri në ikje prodhoi spote me akuza e shpifje ndaj FRD. Ai vetëm këtë di të bëjë: të baltosë,të fyejë e denigrojë”.
Sipas ish presidentit kryeminsitri ka një ekip aspak dinjitoz me njerëz që luftojnë për karrige dhe karrierë personale duke harruar idealet dhe interesat e qytetarëve. “Ku janë ish-të përndjekurit , ku janë ish-pronarët ? Ata thjesht po përdoren për imazh ndërkohë jane lënë të vetëdigjen në mes të ditës dhe të harruar nga indiferentizmi i atyre që janë në pushtet vazhdoi”- tha Topi.
Duke folur për parlamentin e ardhshëm që do të burojë nga zgjedhjet e 23 qershorit z.Topi tha se Parlamenti me përfaqësuesit e FRD-së do të jetë ndryshe. “Nuk do të drejtohet nga një injorante me staturë militanti. Në parlament do të ketë njerëz me moral të lartë që të mos ngrenë thjesht dorën dhe të marrin rrogën por të kryejnë funskionin e tyre dhe të përfaqësojnë interesat e qytetarëve.”
Ndërkohë që kryetari i FRD-së po mbante fjalën e tij ,në sheshin "Nënë Tereza" po hidheshin fishekzjarre të festës së PD-së. Në këto momente ai u shpreh: “Fishekzjarret e tyre paralajmërojnë fitoren tonë. Ne e dimë se në atë shesh ka shumë njerëz që janë me ne por janë të detyruar nga sistemi diktatorial për të qënë atje. Të jeni të bindur se ata janë atje vetëm fizikisht pasi me mendje janë tek ne. Kryetari i tyre i ka lënë në mes të rrugës dhe ata tashmë ndihen të tradhëtuar.”
Kryetari i FRD i bëri thirrje qytetarëve shqiptarë të votojnë nr.66 si alterantivën e vetme të demokracisë: “Në 23 qershor duhet të votojmë masivisht Frymën e Re Demokraktike për të çliruar vendin nga diktatori i fundit në Europë, për të çliruar ata njerëz nga kryetari i tyre. Votoni FRD për tu ndier më të lirë e për të marrë në dorë fatin tuaj dhe të familjeve tuaja.”
Nga ana e tij sekretari i përgjithshëm Gazmend Oketa në fjalën e tij përshëndetëse falenderoi të gjithë anëtarët dhe simpatizantët për mbështetjen e FRD gjatë këtyre muajve.
Oketa iu drejtua dhe të pavendosurve: “Mesazhi im u drejtohet atyre qytetarëve që akoma nuk kanë vendosur të votojnë. I them qytetarëve kur të votojnë të sjellin në kujtesën e tyre politikanët që shkëmbejnë rryshfete, piramidat e 97, 21 Janarin, ditën kur BE na la jashtë sepse dy njerëz, nuk pranuan të flasin, të takohen dhe të votojnë tre ligjet që pak ditë më parë i kaluan për 3 minuta.
Votoni FRD për një alternativë më të mirë për ju pasi ajo do ju bëjë më krenarë nesër përpara fëmijëve tuaj dhe që do të jetë zgjidhja më e mirë për vendin dhe shoqërinë. Votoni FRD, votoni nr.66 për shtetin dhe qytetarët.”
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com