GREQI - Kryetari i FRD-së Bamir Topi, i shoqëruar nga  sekretari  i përgjithëshëm  Gazmend Oketa zhvilluan disa takime me shqiptarët që jetojnë në Selanik dhe Follorinë.
 
Topi bëri thirrje emigrantëve të vlerësojnë ditën e 23 qershorit. “Ata që qeverisin sot  patën 8 vjet  kohë për tju mundësuar votimin në shtetet ku jetoni, ndaj mos ju besoni  premtive të tyrë. Jini të pranishëm të djelen e 23 qershorit dhe mbështesni me voten tuaj FRD-në”u shpreh z. Topi.
 
Topi akuzoi qeverinë  për politikën e dështuar  lidhur me emigracionin në tërësi dhe deklauan se FRD do të kushtëzojë bashkëpunimin qeverisës me krijimin e një ministrie për Emigracionin dhe  do të kërkojë që ligji i ri zgjedhor  t’i njohë të drejtën cdo shqiptari  për të votuar. Gjithashtu, zoti Topi e quajti televizionin publik një  bunker të qeverisë, nderkohë që premtoi se FRD do të këmbëngulë që ky intitucion të ketë një program 24 orësh për emigrantët, për mësimin e  gjuhës shqipe nga fëmijët e tyre dhe programe të tjera të posaçme.
 
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)