TIRANË – Bamir Topi, kryetari i Frymës së Re Demokratike, vlerësoi sot investimet e huaja dhe ndikimin pozitiv që ato kanë për ekonominë e vendit: “E ardhmja e biznesit dhe e ekonomisë vjen vetëm duke aplikuar rregullat e ekonomisë dhe duke respektuar kuadrin ligjor. Vetëm në këtë mënyrë, do të këtë mundësi reale zhvillimi për të gjithë shqiptarët në rajon.” u shpreh z. Topi gjatë një takimi me disa sipërmarrës fasonë në një “Call Center” të Tiranës.
Duke u ndalur në programin ekonomik të FRD-së, kryetari Bamit Topi, tha se ai është ndërtuar me përgjegjësi dhe në përputhje me legjislacionin dhe kundër politikave preferenziale ku biznesi nuk ndihet i lirë të bëjë punën e tij.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com