Topi me Hoxhaj: Mbështesim
bisedimet Kosovë-Serbi

Topi me Hoxhaj: Mbështesim <br />bisedimet Kosovë-Serbi
Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi priti sot Ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj si dhe delegacionin që e shoqëronte në kuadër të vizitës zyrtare dyditore në vendin tonë.

Presidenti Topi pasi uroi mirëseardhjen, vlerësoi lart qëndrimin e matur të institucioneve dhe punën që kanë bërë gjatë kësaj periudhe për konsolidimin e shtetit të pavarur të Kosovës. Presidenti Topi nënvizoi edhe karakterin strategjik të marrëdhënieve të Shqipërisë me Kosovën, çka synon shndërrimin e tyre në marrëdhënie model në rajon, në përputhje me aspiratat e përbashkëta të dy vendeve tona për t’u integruar në institucionet euroatlantike. Gjithashtu Kryetar i Shtetit shqiptar vuri në dukje se është i informuar dhe ndjek me vëmendje e kujdes të veçantë çdo ngjarje dhe arritje në Kosovë.

Në këtë kontekst, Presidenti Topi ritheksoi angazhimin dhe mbështetjen maksimale të shtetit shqiptar si për njohjet e mëtejshme të Kosovës në arenën ndërkombëtare, ashtu edhe për ofrimin e përvojës në proceset integruese që ka nisur tashmë Republika e Kosovës. Presidenti Topi dhe Ministri i Jashtëm Enver Hoxhaj ndanë pikëpamjen e përbashkët për domosdoshmërinë e thellimit të marrëdhënieve institucionale politike dhe ekonomike mes dy vendeve tona. Në këtë pikë, Presidenti Topi e siguroi Ministrin Hoxhaj për mbështetjen e plotë tek partnerët ndërkombëtarë për realizimin e lëvizjes së lirë të qytetarëve të Kosovës në Bashkimin Evropian.

Temë e bisedimeve të këtij takimi ishte dhe situata e krijuar në veri të Kosovës. Presidenti Topi vuri në dukje faktin se shteti shqiptar ka dënuar ashpër dhunën e strukturave paralele serbe në veri të Kosovës duke kërkuar dhënien fund menjëherë e përfundimisht mbështetjes dhe financimit të këtyre strukturave që cënojnë stabilitetin dhe paqen në rajon. “Ne mbështesim bisedimet Kosovë-Serbi për çështje teknike dhe praktike, si dy shtete të pavarura dhe sovrane”, - nënvizoi Presidenti.

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, duke i transmetuar përshëndetjet e përzemërta të Presidentes Jahjaga dhe Kryeministrit Thaçi, e falënderoi Presidentin Topi për mikpritjen e ngrohtë si dhe për mbështetjen e vazhdueshme personale e institucionale të Presidentit Topi për Kosovën dhe qytetarët e saj në arenën ndërkombëtare. Gjithashtu Ministri Hoxhaj e informoi Kreun e Shtetit shqiptar mbi strategjinë dhe objektivat e Republikës së Kosovës për rritjen e numrit të njohjeve të reja dhe kurorëzimin me sukses të integrimit të Kosovës në institucionet ndërkombëtare dhe Bashkimin Evropian si dhe për zbatimin përfundimtar të Planit Ahtisaari.
Presidenti Topi i përcolli nëpërmjet Ministrit të Jashtëm Enver Hoxhaj, urimet dhe përshëndetjet më të përzemërta Presidentes Atifete Jahjaga dhe Kryeministrit Hashim Thaçi.

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni punën e Gjykatave e Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

GOLAT/ Foden 'gjahtar', Manchester City mposht 0-4 Brighton dhe kërcënon Arsenalin

GOLAT/ Foden 'gjahtar', Manchester City mposht 0-4 Brighton dhe kërcënon Arsenalin