Topi mirëpret konsensusin:
Votoni në kohë reformat

Topi mirëpret konsensusin:<br />Votoni në kohë reformat
TIRANE-  Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi, mirëpret rikthimin e dialogut politik dhe institucional në Parlament midis partive politike të mazhorancës dhe të opozitës.

"Dialogu politik për reformat institucionale, edhe pse i vonuar, përbën një detyrim dhe sfidë madhore për politikën shqiptare, në përpjekjet e vendit tonë për arritjen e standardeve ndërkombëtare të anëtarësimit në Bashkimin Evropian."-thuhet në njoftimin për shtyp të presidencës të publikuar pak minuta më parë në faqen zyrtare.

Në këtë kontekst, Presidenti i Republikës, "inkurajon forcat politike parlamentare që të ndërmarrin një proces gjithëpërfshirës dialogu, dhe me vullnet të qartë politik të bashkojnë energjitë e tyre për të realizuar dhe votuar në kohë reformat e premtuara prej tyre dhe ato të cilësuara në Raportin e Përparimit të Komisionit Evropian mbi Shqipërinë".

Dy partitë më të mëdha në vend, PD- PS arritën dje kompromisin e kërkuar për reformën zgjedhore, reformimin e rregullores së Kuvendit dhe diskutimin dhe miratimin sipas një kalendari të ligjeve me shumicë të cilësuar të bllokuar gjatë këtyre dy viteve në Kuvendin e Shqipërisë.
(s.gera/ shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit