Topi: Në politikë jam
i paanshëm, ashtu si në jetë

Topi: Në politikë jam<br />i paanshëm, ashtu si në jetë
Një festë nuk mund të quhet e plotë pa deklarata të politikanëve ndaj kolegëve të tyre.

Në vizitën e stome në qytetin e Pogradecit, me rastin e hapjes së buteve të verës, Presidenti i Republikës, Bamir Topi, ka replikuar ndaj deklaratave të djeshme të Kryeministrit Berisha në emisionin televiziv “Opinion”.

Topi deklaroi se ka qenë gjithmonë i paanshëm ë vendimet politike, ashtu si është edhe në jetën e përditshme.

“Në futboll kam qenë gjithnjë mesfushor, ashtu jam edhe në politikë. Jam gjithmonë i paanshëm në vendimet e mia politike,” u shpreh Topi.

Mbrëmjen e djeshme, Kryeministri Berisha, i ftuar në “Opinion”, ka folur gjatë për aktualitetin shqiptar dhe për tematika të ndryshme. Por në qendër të vëmendjes kanë qenë zgjedhjet e ardhme presidenciale.

I pyetur nga Blendi Fevziu, mbi mardhëniet me Topin dhe nëse kandidati i ardhshëm i PD do të ishte apo jo Presidenti Topi, Berisha e kudërshtoi kategorikisht këtë opsion.

“Nuk ka asnjë interes nga publiku për marrëdhënjet e tona me Topin. Ai tregoi fytyrën e tij, ne ia kemi bërë tëqartë qëndrimet tona, ai të tijat. Nuk mund të këtë asgjë më të ultë sa deklarimi i tij në detyrë për të krijuar parti. E vërteta është se një kundërshtar nuk mund të ndihmonte më shumë se kaq, por si institucion shtetëror është jashtëzakonisht e rëndë. Je president i një republike parlamentare, jashtë forcave politike, dhe në këtë republikë, presidenti s'duhet të jetë kurrë një parti politike. Ka një rrugë: mund të jepte dorëheqjen” u shpreh Berisha. “Partia Demokratike do të ketë kandidatin e vet, që absolutisht nuk do të jetë Bamir Topi” tha Berisha.

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Nëse jeni beqar, mos u mbyllni në shtëpi... horoskopi për ditën e sotme

Nëse jeni beqar, mos u mbyllni në shtëpi... horoskopi për ditën e sotme