Topi në Sarandë: Nevojitet
dialog për të kaluar krizën

Topi në Sarandë: Nevojitet <br />dialog për të kaluar krizën
Në ditën e dytë të vizitës së punës në jug të vendit, Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi, i shoqëruar nga Nënprefekti i Sarandës, Gjergji Mano, vizitoi Komunën e Xarës, ku u mikprit nga Kryetari i saj, Dhimo Kote, nga Kryetari i Komunës Aliko, Kristo Kaishi, përfaqësues të pushtetit vendor dhe banorë të shumtë të fshatrave përreth.

Kryetari i Komunës Xarë, z. Kote, pasi falënderoi Presidentin Topi për vizitën, bëri një prezantim te shkurtër të arritjeve e përpjekjeve të vendasve vitet e fundit për zhvillimin e zonës, me moton: “Shqipërinë e duam me punë, e jo me fjalë”. Kreu i Shtetit zhvilloi një takim të veçantë me fermerët vendas, duke u ndalur në një plantacion agrumesh dhe ullinjsh, ku u njoh nga afër me punën e prodhimet e tyre, si dhe me disa nga problemet që ata hasin gjatë aktiviteteve bujqësore.

Gjatë këtij takimi, Presidenti Topi shprehu kënaqësinë e veçantë që vëren një impenjim të madh të fermerëve për kultivimin e prodhimit tradicional vendas, duke nënvizuar më tej se bashkëpunimi mes tyre, por dhe shkëmbimi i eksperiencës, i shërben rritjes së standardit të jetesës, jo vetëm të zonës, por dhe të të gjithë vendit.

Në fund të vizitës, në qendër të fshatit Mursi të Komunës Xarë, Presidenti Topi vendosi një buqetë me lule tek memoriali kushtuar martirëve të demokracisë, në shenjë respekti e nderimi për sakrificat e tyre sublime.

TOPI: NEVOJITET DIALOG PER TE KALUAR KRIZEN POLITIKE
Presidenti i vendit Bamir Topi, ka ripërsëritur apelin për dialog e bashkëpunim mes palëve për të kaluar krizën politike. Nga komuna e Xarës kreu i shtetit theksoi se “dialogu e bashkëpunimi janë në funksion të një imazhi të politikës së re, asaj për qytetarin”. Topi u shpreh gjithashtu se “Njerëzit kanë nevojë që të bashkëpunojnë me njëri-tjetrin në punën e tyre të frytshme, jo për ta kaluar jetën në parazitizëm. Nuk ka politikë më të bukur se sa politika me njerëzit, për njerëzit dhe për rritjen e standardit të jetës së njerëzve. Ajo politikë që është për të shfrytëzuar punën e njerëzve, është një politikë abuzuese. Pra, të japim të gjithë imazhin e një politike të re. Vetëm puna e transformon Shqipërinë”.

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Dita e Pavarësisë/ Berisha i lirë, por rri në shtëpi! Në Vlorë shkojnë deputetët

Dita e Pavarësisë/ Berisha i lirë, por rri në shtëpi! Në Vlorë shkojnë deputetët