Topi nderon Xhevat Hanën
Berisha mungon në homazhe 

Topi nderon Xhevat Hanën<br />Berisha mungon në homazhe 
TIRANË – Të afërm, kolegë, politikanë e të njohur i kanë dhënë sot lamtumirën e fundit, prokurorit Xhevat Hana, i cili u nda nga jeta pak ditë më parë. Homazhet u mbajtën në ambientet e Qendrës Kulturore të Ushtrisë.
Presidenti i republikës, njëherësh kryetar i Këshilli të Lartë të Drejtësisë, Bamir Topi, i shoqëruar nga këshilltarët e tij, kryeprokurorja Ina Rama, kryetari i PS, Edi Rama I shoqëruar edhe nga deputetët socialist Fatmir Xhafa, Taulant Balla, Vasilika Hysi dhe Ditmir Bushati kanë zhvilluar homazhe pranë arkivolit me trupin e pajetë të Xhevat Hanës. Gjithashtu homazhe kanë zhvilluar prokurorë, kolegë të tij dhe njerëz të medias, të cilët kanë lënë mesazhet e tyre në librin e zisë.
Trupi i prokurorit Xhevat Hana mbërriti nga Italia në aeroportin “Nënë Tereza” dje në orën 18.00 ku u prit nga familjarë dhe kolegë te tij.

Xhevat Hana, humbi jetën më 5 janar në një spital në Itali, për shkak të një sëmundje të rëndë, nga e cila vuante prej kohësh. Presidenti i republikës, prokurorë e kolegë, e kanë quajtur humbje të madhe ndarjen e tij nga jeta.

Xhevat Hana, ka lindur në Librazhd më 28.03.1953, e nisi karrierën e tij në organet e hetimit në Mat, në Sarandë në Prokurorinë e Rrethit Tiranë, e më pas në Prokurorinë e Përgjithshme, ndërsa vitet e fundit si prokuror pranë Prokurorisë Për Krimet e Rënda Tiranë.
Gjithshtu Z. Xhevat Hana në periudhën 2003-2005 ka qenë Këshilltar Juridik i Presidentit të Republikës, si dhe Ndihmës/komisioner në Institucionin e Avokatit të Popullit.
Së fundmi ai ishte njeriu që po drejtonte hetimet lidhur me zhdukjen e biznesmenit Remzi Hoxha për të cilin akuzohet Ilir Kumbaro.

(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?