Një njoftimin për shtyp të zyrës së shtypit të presidencës thuhet se për kreun e shtetit Leka Zogu I, ishte një prej figurave më të rëndësishme atdhetare e antikomuniste shqiptare, i cili me përkushtim dhe devotshmëri, ia kushtoi jetën përpjekjeve të vazhdueshme në të mirë të Shqipërisë dhe të shqiptarëve.
Pas lënies së një shënimi në Librin e Zisë të vendosur me këtë rast në mjediset e Oborrit Mbretëror, Presidenti i Republikës rishprehu ngushëllimet dhe vlerësimet edhe para përfaqësuesve të shumtë medias.
“Njerëzit largohen nga kjo jetë, por unë i uroj Princ Lekës që të t’i japë gëzim kësaj shtëpie, ta mbushë me trashëgimtarë dhe të jetë në vazhdim të traditës së paraardhësve të tij për të kontribuar për çështjen kombëtare. Shqipëria sot ka nevojë për çdo njeri për të kontribuar për të ardhmen e këtij vendi që sigurisht është dhe ka qenë edhe në ëndrrat e të gjithë patriotëve shqiptarë për të qenë pjesë e Evropës së qytetëruar”, ka deklaruar Topi gjatë vizitës në oborrin mbretëror.
