TIRANE -  "Nuk dua të futem në ngjarjet e kohëve të fundit, por nëse ka nevojë për një hetim parlamentar, është politika nepotike e pushtetit në ambasada, ku të ashtuquajturit ambasadorë refuzonin të prisnin deri edhe Kryetarin e shtetit dhe nuk kishin në zyrat e tyre, as fotografinë e tij. Pikërisht kjo ka nevojë për hetim. Kjo Shqipëri nuk është domen i një njeriu. Ky është roli i parlamentit, jo të shohë propozimet që shkojnë nga qeveria nëpër komisionet ku funksionon vetëm vullneti i një mazhorance të thjeshtë".

Me të tilla fjalë është shprehur sot, Bamir Topi, kryetari i FRD-së, në Asamblenë e kësaj partie, mbledhur sot në Tiranë. Bamir Topi ka folur gjatë sot për Parlamentin shqiptar, si një vend ku mungon eleganca, si "një Parlament që ka ende komisione hetimore, që janë kthyer në instrumenta të një individi, të një grupi. Mos mendoni se ne na vjen mirë sesi katandisen sjelljet politike të njerëzve me të cilët kemi bashkëpunuar; nuk na vjen mirë, se rezultat  kësaj sjelljeje është gjendja e keqe e institucioneve, që mbushen vetëm me militantë të njerit kamp".

Kreu i FRD-së ka ironizuar nismën e demokratëve për hetimin e të ashtuquajturit 'incidenti i Vjenës' të kryetarit të opozitës. Për ish presidentin nisma është "një tjetër keqpërdorim i Kuvendit nga mazhoranca". Për këtë ai solli ekperiencën si ish-President "ku të ashtuquajturit ambasadorë refuzonin të prisnin deri edhe Kryetarin e shtetit"

TOPI: NUK NDRYSHON REALITETI ME INAGURIME DHE KAMIKAZE MEDIASH

"Ta harrojnë ata që ushqejnë iluzione që me inagurime do ndërrojnë mendjen e atyre që e shohin mirë realitetin", - tha Topi.-"Nuk është koha që duke dhuruar një pasqyrë sin ë mesjetë mund të marrësh thesaret. Jo, gjeneratat e reja që janë formuar e kuptojnë shumë mirë se ku është difekti i kësaj politike. Një parlament ku opozita ka qënë gati gati fiktive. Në këto kushte, kush i mbron interest e atyre qytëtarëve që nuk e gjejnë veten në këto parti?

Kudo ka oponencë, opozitë, por kudo është lideri që hedh iluzine sikur këtu është një parajsë që shkelqen, sepse janë mësuar nëpërmjet mjeteve të propagandës, nëpërmjet kamikazëve, njerëzve të paguar të pushtetit. Por janë disa që ia kanë sjellë në majë të hundës qytetarëve shqiptarë dhe kanë lidhje e interesa direkte me pushtetin, njerëz që s’ta mbushin mendjen as në formim, as në paraqitje, njerëz të ndyrë që kanë marrë rolin e mborjtjes së pushtetit. Ndërkohë, mjediset televizive të disa kanaleve televizive, jo vetëm që nuk po thonë të vërtetën, por po bëjnë një krim. Ky është një krim I rëndë të derfomosh të vërtetën, realitetin dh eta orientosh edhe një herë në mënyrë të pamerituar, historinë e Shqipërisë moderne tek e kaluara. Të gjithë e dinë se në cfarë klani bëni pjesë, se ku janë të afërmit tuaja, se si paguheni, se ç’interesa keni në universitete, në komisionet e ndarjes dhe copëzimit të pronave, në ambasada".

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)